Albana Gjonbalaj - është profesioniste me mbi 20 vite përvojë në sektorin publik, komunikim institucional dhe menaxhim operacional, e kombinuar me ekspertizë akademike në menaxhimin e pasurive të paluajtshme, infrastrukturës dhe efiçiencës së energjisë.

Gjatë karrierës së saj ka udhëhequr ekipe të mëdha operative 24/7, duke zhvilluar strategji komunikimi, procese operative në mjedise komplekse dhe dinamike. Përvoja e saj përfshin role drejtuese në kompaninë telekomunikuese në vend, ku ka menaxhuar komunikimin digjital, operacionet e përkrahjes së konsumatorëve dhe menaxhimin e cilësisë.

Në fushën akademike, Albana ka shërbyer si staf akademik në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, duke ligjëruar në programet e Menaxhimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Infrastrukturës, me fokus në arkitekturën e qëndrueshme, marketingun e pasurive të paluajtshme dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

Ajo është e orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm urban, ngritjes së kapaciteteve dhe angazhimit publik, me interes të veçantë në infrastrukturë, praktika të qëndrueshme dhe menaxhim strategjik.

Albana ka qenë gjithashtu kontribuuese e fushatave për efiçiencë të energjisë në media, si në promovimin e konsumit të qëndrueshëm të energjisë dhe ndërgjegjësimit publik.

Ka përfunduar studimet Master dhe Bachelor në Menaxhim të Pasurive të Paluajtshme dhe Infrastrukturës, si dhe ka qenë pjesë e programit ndërkombëtar HERD Sustainable Energy Efficient Buildings në NTNU Trondheim.

Email: albana.gjonbalaj@rks-gov.net

Asistente: pranvera.haziraj@rks-gov.net

Tel: 038/245-991 & 044/344-844

 

Drejtoria e Parqeve


Deklarata e misionit: Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të Drejtorisë së Parqeve përfshihen:
• Krijimi dhe administrimi i parqeve rekreative brenda territorit të komunës së Prishtinës;
• Evidentimi i zonave të përshtatshme për krijimin e hapësirave të reja të gjelbra në secilën zonë të kryeqytetit;
• Mbrojtja dhe kujdesi ndaj zonave të gjelbra brenda territorit të komunës së Prishtinës;
• Administrimi i aseteve rekreative (pajisje, pista e shtigje, ambiente rekreative) që ndodhen në territorin e komunës së Prishtinës);
• Krijimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e këndeve të lojërave për fëmijë;
• Nxitja, promovimi, mbështetja dhe organizimi i aktiviteteve rekreative për fuqizimin e jetesës aktive nëpërmjet edukimit e sensibilizimit për një jetesë të shëndetshme, në bashkëpunim me sektorë të tjerë përgjegjës;
• Organizimi dhe koordinimi i planeve operacionale të gjelbërimit;
• Dhënia e pëlqimit për shfrytëzimin e hapësirave të parqeve për aktivitete kulturore (jo afariste);
• Informimi i publikut për çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirave të gjelbra;
• Emërtimi i secilës prej hapësirave të gjelbra brenda territorit të komunës së Prishtinës;
• Bashkërendimi me dikasterët tjerë të nivelit lokal dhe ministrinë e linjës mbi çështje që lidhen me hapësirat e gjelbra;
• Punë të tjera në kuadër të fushë-veprimtarisë së Drejtorisë, në përputhje me ligjet në fuqi.