
Dr. Gent Begolli (PhD) u lind në Prishtinë në vitin 1986. Ai është një drejtues me përvojë në menaxhimin institucional dhe administratën publike, me angazhim të vazhdueshëm në zhvillimin dhe modernizimin e institucioneve publike në Kosovë.
Studimet universitare i përfundoi në Universiteti i Prishtinës, ku kreu studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë .Më pas përfundoi studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Arteve – drejtimi Regji Filmi, ndërsa titullin Doktor i Shkencave (PhD) e fitoi jashtë vendit në fushën e Menaxhmentit dhe Marketingut. Ai gjithashtu ka përfunduar Shkollën Politike dhe programe të avancuara trajnimi në fushën e lidershipit, qeverisjes dhe menaxhimit strategjik.
Gjatë karrierës së tij profesionale, Dr. Begolli ka mbajtur pozita të rëndësishme drejtuese në sektorin publik. Ai ka shërbyer si Drejtor i Shërbimeve Publike, si dhe Kryeshef Ekzekutiv i Telekomi i Kosovës, duke udhëhequr procese të rëndësishme menaxheriale dhe organizative.
Përveç angazhimeve institucionale, ai ka qenë aktiv edhe në fushën akademike si ligjërues universitar për rreth tetë vite, duke kontribuar në përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja në fushën e menaxhimit,marketingut dhe administrimit.
Për kontributin e tij në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ai është nderuar dy herë me titullin “Ambasador i Paqes në Botë”.
Aktualisht, Dr. Gent Begolli ushtron detyrën e Drejtorit të Kadastrit dhe Legalizimit në Komuna e Prishtinës, ku është i përkushtuar në forcimin e qeverisjes institucionale dhe avancimin e shërbimeve publike në funksion të qytetarëve.
Email: gent.begolli@rks-gov.net
Asistente: Fikrete.Derguti@rks-gov.net
Tel: 038/200-400-76
Drejtoria e Kadastrit
Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetin referues homogjen, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ për tokën dhe pronën
Ofron shërbime profesionale dhe shërbime të tjera për subjekte të interesuar;
Përmirëson transferimin e tokës, menaxhimin e tokës shtetërore dhe efikasitetin në tatimin e tokave;
Planifikon rrjetin me pika të reja kontrolluese dhe themelon pika të reja kontrolluese;
Digjitalizon pikat poligonale dhe trigonometrike, vektorizimin e planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale);
Azhurnon pjesën grafike, në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe i transformon me parametrat e dhëna për transformim;
Ofron shërbime rreth mirëmbajtjes dhe klasifikimit të kulturave të tokës;
Ofron shërbime për ndarjen e ngastrave dhe shënimin e kufijve në rastet e shpronësimeve;
Kryen punë profesionale, në fushën e gjeodezisë (ndryshimet e bëra gjatë matjeve-bartjes së tyre në programin e gjeodezisë);
Ofron shërbime për shënimet e digjitalizuara (dhënien e koordinatave në terren);
Kontrollon rrjetet dhe matjet gjeodezike;
Incizon sipërfaqet e ndërtesave dhe pjesëve të tyre, objektet nëntokësore dhe mbitokësore dhe i përpunon skicat;;
Regjistron pronën e paluajtshme dhe tokën komunale;
Zhvillon procedurën e regjistrimit, në përputhje me ligjet, sipas detyrës zyrtare dhe kërkesave të palëve;
Korrigjon regjistrin (RDPP) sipas procedurave dhe dispozitave ligjore në fuqi;
Azhurnon e regjistrin e pronën, në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor si dhe regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
Zbaton procedurat rreth transaksioneve të pronës publike në RDPP;
Shqyrton dhe zhvillon procedurat administrative për rikthimin e paluajtshmërisë ish-pronarit, evidenton dhe shlyen masat e përkohshme sipas aktvendimit të gjykatës kompetente;
Udhëheq me kadastrën etazhore të banesave, ndërtesave, si dhe ngastrat kadastrale në të cilat janë të ndërtuara banesat;
Regjistron dhe çregjistron hipotekat;
Merr vendime mbi regjistrimin e servituteve, barrën tatimore, ngastrat e tatimit në pronë dhe shënimet lidhur me dorëzanitë;
Lëshon certifikata për patundshmëri, sipas kërkesave;
Mirëmban, korrigjon dhe harmonizon evidencat e vendbanimeve, fshatrave, shesheve, rrugëve dhe numrat e objekteve dhe ndërtesave;
Nxjerr vendime për miratim ose refuzim të kërkesave;
Nxjerr konkluzione për plotësimin e kërkesave të pakompletuara;
Përmirësimi i transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në tatimin e tokave;
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Kadastrit, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Kadastrit -> Puna me palë - Çdo të enjte prej orës 09:00-12:00;
2. Sektori i Gjeodezisë -> Puna me palë - Çdo të mërkurë prej orës 09:00-12:00.