Isah Mustafa u lind në vitin 1986. Ai është muzikant, organizator kulturor dhe zyrtar me përvojë në administratën publike, me angazhim të vazhdueshëm në zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike në Kosovë.

Arsimin fillor, të mesëm dhe studimet universitare i ka përfunduar në Prishtinë. Ka diplomuar në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë, ndërsa studimet pasuniversitare i ka përfunduar në fushën e Menaxhmentit.

Që nga viti 2005 është pjesë aktive e grupit muzikor Gillespie, me të cilin ka realizuar tri albume dhe një EP, si dhe ka marrë pjesë në turne të ndryshme rajonale dhe evropiane. Gjithashtu, ka qenë i angazhuar në projekte tjera muzikore dhe artistike, përfshirë VOTRA dhe Dizzies. Përveç angazhimit artistik, ai ka organizuar ekspozita, koncerte dhe aktivitete të ndryshme kulturore, duke kontribuuar në promovimin dhe zhvillimin e skenës kulturore në vend. Ka qenë aktiv edhe në shoqërinë civile, ku së fundmi është angazhuar në organizatën “Stereospace” në projektin për revitalizimin e Shtëpisë së Kulturës në Llukar dhe rikthimin e saj në funksion të komunitetit.

Nga viti 2007 ka qenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ka ushtruar detyra në administratën publike deri në emërimin e tij në pozitën e drejtorit të Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Aktualisht, Isah Mustafa ushtron detyrën e drejtorit të kulturës në Komunën e Prishtinës, me fokus në zhvillimin e politikave kulturore, mbështetjen e skenës artistike dhe fuqizimin e hapësirave kulturore në shërbim të qytetarëve.

Email: isah.mustafa@rks-gov.net

Asistente: sebi.jusufi@rks-gov.net

Tel: 038-226-417

 

 

Drejtoria e Kulturës

Drejtoria e Kulturës, në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve është përgjegjëse dhe ushtron aktivitet të planifikuara, duke udhëhequr me resurset (burimet) lokale, kulturore të Komunës së Prishtinës;

Planifikon dhe propozon parallogaritë buxhetore të drejtorisë, në kuadrin e organizatës buxhetore, të administratës Komunale;

Organizon dhe përkujdesjet për shënimin e datave me rëndësi dhe vlera të dëshmuara historike.

Organizon, debate, tryeza me shoqërinë civile dhe organet shtetërore me qëllim të avancimit, zhvillimit dhe promovimit, të fushës së kulturës;.

Në përputhje me përgjegjësitë ligjore, Udhëheq me arkivin Komunal teatrin “Dodona”, bibliotekën komunale “Hivzi Sulejmani”, Stadiumin e Qytetit etj;

Përpilon, rishikon dhe ndryshon punët dhe veprimet juridike të raporteve juridiko-civile kontraktuale, në lidhje me objektet e kulturës në Komunën e Prishtinës;

Bashkëpunon me ministrinë e linjës për realizmin e projekteve në fushën e kulturës;

Kujdeset për trashëgimin kulturore dhe historike materiale të Komunës (objektet fetare, objektet institucionale dhe shtëpitë e banimit me vlera historike dhe arkitekturale) dhe strukturat tjera që dëshmojnë histori si burime materiale historike. Drejtoria e Kulturës së bashku me MKRS dhe donatorë, kujdeset për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre në përputhje me identifikimet e pasurive kulturore të Komunës së Prishtinës;

Ushtron, promovon dhe nxit bashkëpunimin me qytete tjera të Republikës së Kosovës dhe me shtete tjera në përputhje me politikat jashtme të shtetit të Kosovës, për të mundësuar integrim të mirëfilltë kulturash dhe këmbim përvojash në interes të zhvillimit të kulturës;

Hulumton dhe ofron përkrahje për asociacione, klube dhe shoqata si dhe individë me aftësi të posaçme kreative, në fushat e kulturës dhe ofron mbështetjën e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi;

Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.

Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Kulturës, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Kulturës;
2. Sektori për Turizëm