Politikat e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht të Sektorit të Rinisë së Komunës së Prishtinës, janë:
- Promovimi i Vullnetarizmit
- Integrimi i grupeve të margjinalizuara
- Fuqizimi i Organizatave Rinore / seminare, trajnime, kurse për aftësimin e të rinjve etj.
- Edukim jo-formal / stimulimi i të miturve për edukim dhe arsim.
- Punësimi i të rinjve
- Infrastruktura Rinore.
Ne kuadër të Sektori të Rinisë të Komunës së Prishtinës vepron KVRL (Këshilli i Veprimit Rinor Lokal) i cili ka mision përforcimin e organizatave rinore brenda komunave përkatëse, si dhe ndërtimin e një vizioni të përbashkët për rininë, po ashtu ne kuadër te sektorit te rinisë ekziston edhe Qendra Rinore e cila është hapësire e funksionalizuar për zhvillimin e veprimit te të rinjve.
Sektori i rinisë bashkëpunon me Departamentin e Rinisë pranë MKRS-së, organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Sektori i rinisë në bashkëpunim me KVRL-në, Qendrën Rinore si dhe Organizata të shumta realizojnë projekte/aktivitete të ndryshme varësisht nga kërkesat/nevojat e të rinjve.
Disa nga aktivitetet që Sektori i Rinisë organizon janë:
- Aktivitete të ndryshme rinore për Ditën e Pranverës, 21 mars
- Aktivitete të ndryshme rinore për Ditën ndërkombëtare të Librit, 23 prill
- Aktivitete të ndryshme rinore për Ditën ndërkombëtare të rinisë 12 gusht
- Aktivitete të ndryshme rinore për shënimin e Muajit të Rinisë shtator.
Dokumente të rëndësishme të Sektorit të Rinisë janë:
- Ligji për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë
Bazuar në Ligjin për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, në proces të hartimit janë nxjerre edhe draft Udhëzimet Administrative, siç janë:
1. Udhëzimi Administrativ për pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje
2. Udhëzimi Administrativ për Licencimin e Qendrave Rinore.
3. Udhëzimi administrativ për punën vullnetare dhe
4. Udhëzimi administrativ për Edukimin Jo-formal të të rinjve
Nga këto Udhëzime janë hartuar dhe aprovuar dy rregullore nga asambleja komunale e Prishtinës të cilat janë:
- Rregullorja për punën vullnetare dhe
- Rregullorja për këshillin e veprimit rinor lokal KVRL
Gjithashtu me vendim është bërë njohja e këshillit të veprimit rinorë lokal (KVRL) në Komunën e Prishtinës.
Këshill ky i cili funksionon si organ i përfaqësimit rinorë, i përbërë nga përfaqësuesit e organizatave rinore jofitimprurëse të nivelit lokal.
Në vitin 2012 është bërë miratimi i Planit të Veprimit Rinor Lokal – Prishtinë për vitet 2013 – 2015.
Tash është duke u finalizuar Plani i Veprimit Rinor Lokal – Prishtinë për vitet 2017 – 2019.
Me vendim me 01.nr.046-5143 të datës 24.01.2013 është miratuar vendimi për dhënie e strehimores publike në shfrytëzim të përkohshëm Qendrës Rinore dhe programit “Laboratori Inovativ” i Unicefit në Prishtinë.
Këtë hapësire e shfrytëzojnë të rinjtë e kryeqytetit për realizimin e aktiviteteve/projekteve të ndryshme rinore.