Jeta Rafuna Hasani, e lindur dhe e rritur në Prishtinë, është juriste me përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në administratën publike, institucionet qeveritare dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

E zgjedhur asambliste në tri mandate radhazi në Kuvendin komunal të Kryeqytetit, me mbështetje të gjerë qytetare dhe rezultate të larta zgjedhore. Ajo ka dëshmuar lidership të qëndrueshëm dhe afërsi me qytetarët. Në mandatin e fundit ka ushtruar detyrën e shefes së Grupit të Asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kryeqytet, duke udhëhequr procese të rëndësishme politike dhe institucionale.

Përveç angazhimit institucional dhe politik, ajo njihet për kontributin e saj në fuqizimin e grave dhe të rinjve dhe për rolin aktiv si ideatore dhe iniciuese e shumë nismave dhe proceseve në Kuvendin komunal. Me aftësi të dëshmuara në udhëheqje, koordinim, komunikim publik dhe vendimmarrje, ajo ka kontribuar vazhdimisht në avancimin e politikave dhe projekteve që kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Përvoja e saj institucionale dhe politike e pozicionon si një person me kredibilitet të lartë, vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur ndaj shërbimit publik dhe zhvillimit shoqëror.

Aktualisht ushtron pozitën e drejtoreshës në Drejtorinë e Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural.

E-mail: jeta.rafuna@rks-gov.net

Asistente: arjana.saraci@rks-gov.net

Tel: 038/226-416

 

Drejtoria e Bujqësisë

Përcjellë dhe zbatoni politikat zhvillimore të bujqësisë, lavërtarisë, blegtorisë, pemëtarisë, perimtarisë dhe bletarisë;

Përgatitë planet dhe raportet vjetore të zhvillimit të prodhimtarisë dhe përcjellë  realizimin e tyre për mbjelljet vjeshtore dhe pranverore, korrje shirjet dhe mbledhjen e të mirave bujqësore;

Përcjellë të arriturat shkencore në prodhimtarinë e blegtorisë dhe formon i pasqyrat tabelare statistikore;

Përcjellë realizimin e planeve vjetore të zhvillimit të blegtorisë dhe lavërtarisë;

Përcjellë dhe merre pjesë në hartimin e programeve dhe planeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve në territorin e komunës;

Mban  evidencën për tokën e papunuar, tokën e dhënë në shfrytëzim dhe për tokën, të cilës i është ndërruar destinimi i shfrytëzimit;

Bashkëpunon dhe shkëmben informatat me  ministrinë e linjës, në përputhje me ligjet në fuqi; 

Ofron repromaterial për mbjellje për bujqit, në mënyrë që t’iu mundësojë atyre të rifillojnë punën përmes bankave komerciale, të hulumtojnë format e kreditimit për stimulimin dhe avancimin e prodhimtarisë blegtorale;

Koordinon dhe bashkëpunon me kooperativat bujqësore si dhe me OJQ - të që përkrahin aktivitetet bujqësore;

Organizon trajnime në lëmin e bujqësisë; 

Koordinon dhe mbikëqyrë  aktivitetet e gjuetisë;

Ofron mbështetje për bujq në organizimin e tyre, përmes dhënies së këshillave profesionale, si dhe gjetjen  e  donatorëve dhe investitorëve;

Kujdeset për ruajtjen e tokës bujqësore dhe mbështet qëndrimin e banorëve në fshatra;

Kujdeset për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, ofrimin e donacioneve dhe investimeve për zhvillimin e zonave rurale;

Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me  ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.



Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Bujqësisë ,është e organizuar në këta sektorë:
1.Sektori për Bujqësi.