Ilirik Musliu u lind në Prishtinë, më 14 tetor 1986.
Ka studiuar në drejtimin Menaxhim Biznesi dhe tani ka filluar studimet Master në IEDC, në Bled të Sllovenisë.
Është ndërmarrës i suksesshëm dhe ka menaxhuar disa prej kompanive më të suksesshme në Kosove.
Ka përvojë 5-vjeçare në sektorin bankar, e cila i ka ndihmuar të ketë disiplinë dhe kulturë të lartë pune.
Më pas përvoja e tij ndërlidhet me retailin, ku kërkesat e ndryshme të tregut dhe konsumatorëve e kanë bërë të jetë fleksibil, efikas e shumë produktiv.
Ka pasur bashkëpunim ekskluziv me brendet më të mëdha ndërkombëtare në industrinë ushqimore, jo ushqimore dhe atë të kozmetikës.
Ka udhëhequr dhe menaxhuar shumë korporata.
Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Prishtinës.
E-mail: ilirik.musliu@rks-gov.net
Asistent: besnik.bllacaku@rks-gov.net
Tel: 038/230-900
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit
• Jep pëlqim për shfrytëzimin e hapësirave publike në përputhje me planet dhe rregulloret komunale;
• Në bazë të ligjit dhe udhëzimeve administrative, bënë trajtimin e qenve endacakë.
• Organizon sigurimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike përmes invertarizimit;
• Në bashkëpunim me banorët, bën rregullimin dhe riparimin e ashensorëve në banesat kolektive;
• Bën planifikimin dhe menaxhimin e mirëmbajtjes, rikonstruktimit, zgjerimit dhe modernizimit të rrjetit të ndriçimit publik;
• Eshtë përgjegjëse për ndriçimin Publik:
• Bën rregullimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve, fontanave dhe krojeve publike;
• Mbikëqyrë mbledhjen, transportimin deri në deponi të mbeturinave nga amvisëritë, institucionet dhe lokalet afariste, mbeturinave të vëllimshme, mbeturinave ndërtimore, mbeturinave të biodegradueshme dhe kompostimin e tyre, si dhe llojeve tjera të mbeturinave të cilat janë në kompetencë të nivelit lokal;
• Organizon dhe mbikëqyrë mirëmbajtjen verore dhe dimërore të shesheve, rrugëve dhe trotuareve në zonën urbane dhe rurale të komunës;
• Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe zvogëlimin ose ndalimin e atyre aspekteve ekonomike dhe te aktiviteteve të tjera qe përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin;
• Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmimit të mjedisit përmes eliminimit të deponive ilegale dhe aktiviteteve tjera relevante;
• Përcakton lokacionin e kontejnerëve;
• Informon publikun për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit;
• Në përputhje me ligjet dhe aktet komunale, përgatit programin për uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit dhe propozon projekte për mbrojtjen e mjedisit, në bashkëpunim me institucione qendrore e lokale dhe donatorë;
• Përkujdeset për ruajtjen e ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore nga ndotësit;
• Mbikëqyrë administrimin e vlerave natyrore, si: ajri, uji, toka, pyjet, lëndët minerale dhe të mirat natyrore publike;
• Vlerëson rrezikshmërinë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi tё tjera brenda territorit të komunës, si dhe harton planet për mbrojtje;
• Kujdeset për funksionimin dhe aktivizimin e Sistemin të Alarmit Publik në rast të rrezikut;
• Është përgjegjës për organizimin e qytetarëve në forcat për mbrojtje dhe shpëtim, në rast nevoje si dhe propozimin për themelimin e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim;
• Në përputhje me ligjet dhe në rast nevoje është përgjegjëse për koordinimin e punëve me institucionet qendrore dhe komunat tjera në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit.
• Në rastet e jashtëzakonshme, i propozon Kryetarit të Komunës shpalljen e gjendjes Emergjente, si dhe masave që duhet të ndërmerren për përballimin e situatës;
• Kujdeset për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e strehimoreve publike;
• Bën pranimin e informatave nga qytetarët, subjektet Komunale dhe i dërgon për personin apo subjektin qe i dedikohen (Qendra e thirrjeve);
• Në përputhje me ligjet dhe aktet komunale, harton Planin për Mbrojtje nga Zjarri, Planin Operativ Emergjent dhe Planin nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera;
• Ndërmerr masa për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
• Në raste emergjente nga fatkeqësit natyrore dhe fatkeqësit tjera bën evakuimnin dhe strehimin e përkohshëm të qytetarëve:
• Bashkëpunon me BPZ-në gjatë intervenimeve emergjente dhe intervenimeve nga zjarri;
• Kujdeset për furnizim me ujë të pishëm me cisterna dhe rezervuarë të veçant, në rast nevoje;
• Ndërmerr masa preventive për parandalimin e vërshimeve përmes pastrimit të Shtratit të lumenjeve, kanalizimit atmosferike, pastrimi i proskave, kanaleve të hapura dhe portave hyrëse;
• Bën monitorimin dhe vëzhgimin e kamerave të sigurisë në Qendren e thirrjeve;
• Ndërmerr masa gjatë rasteve emergjente:
• Bënë regjistrimin e objekteve të vjetra dhe objekteve tjera me rrezikshmëri të lartë, zonave me rrezikshmëri të lartë nga shembjet e dheut dhe vërshimet;
• Koordinon aktivitetin dhe jep pëlqimin për veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve dhe mallrave, me kompanitë publike dhe private;
• Cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve, sinjalizimin e vend ndaljeve për autobusë, pritoreve të udhëtarëve;
• Cakton lokacionet për parkimin e veturave auto-taksi;
• Menaxhon sektorin me “Merimangë”, sipas rregullores, dhe përgatit procedurat për ankand publik për automjetet e konfiskuara, që kalojnë afatin e paraparë me ligj;
• Bashkëpunon me policinë për rregullimin e komunikacionit dhe ngritjen e sigurisë në komunikacion, në veçanti afër shkollave dhe institucioneve parashkollore;
• Kujdeset për sinjalizimin vertikal dhe horizontal të rrugëve ekzistuese dhe rregullon komunikacionin në qytetin e Prishtinës;
• Ndërtimi i nyjave të reja të semaforëve në udhëkryqet e qytetit dhe mirëmbajtja e semaforëve ekzistues;
• Vendos për mbylljen e përkohshme të rrugëve, për shfrytëzimin e tyre në raste të veçanta (festa shtetërore, punë të veçanta në interes të shtetit dhe komunës dhe punë të ngjashme);
• Eshtë kompetente për dhënjën e lejeve qe i përkasin Komunës, për vendosjen e sinjalizimit;
• Mbikëqyrë kushtet e sigurisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve në vendndërtim dhe rreth tij, gjatë zhvillimit të punimeve.
Sektorë në kuadër të drejtorisë:
1. Sektori për shërbime publike;
2. Sektori për menaxhimin e mbeturinave dhe mjedisit;
3. Sektori për mbrojtje dhe shpëtim;
4. Sektori për transport dhe trafik.