Arbër Sadiki u lind në Prishtinë, në vitin 1977.

Ka diplomuar për arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Mban gradën shkencore Doktor i Shkencave Teknike në Fushën e Arkitekturës dhe Urbanizmit, nga Universiteti i Beogradit.

Fusha e tij e ngushtë hulumtuese lidhet me marrëdhëniet mes rrethanave shoqërore dhe arkitekturës së Prishtinës, në periudhën kohore 1945-1990. 

Gjatë karrierës së tij ka ushtruar shumë detyra, si:

Kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës (nëntor 2013 - nëntor 2014).

Asistent kurator i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e 14-të të Venecias (14 La Biennale di Venezia).

Bashkëpunëtor në publikimin dhe ekspozitën “Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980”, MoMA, New York, 2018.

Anëtar i International Council on Monuments and Sites ICOMOS, Paris.

Anëtar i Docomomo International, Lisbonë.

Nominues në Aga Khan Award for Architecture, Gjenevë, për periudhën e viteve 2016 - 2019 dhe vitin 2022.

Fitues i “Çmimit Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e Trashëgimisë Kulturore”, 2020, ndarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për botimin me titull: “Arkitektura e Ndërtesave Publike në Prishtinë: 1945-1990, Faktorët Shoqëror dhe Formësues”.

Nga viti 2012, është i angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Arkitekturës në UBT, Prishtinë.

Pjesë e shkëmbimit të stafit akademik në programin Erasmus+ (2018, 2019), me Anhalt University of Applied Sciences, Dessau, Gjermani.

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Urbanizmit, në Komunën e Prishtinës.

E-mail: arber.sadiki@rks-gov.net

Asistente: dardania.krasniqi@rks-gov.net

Tel: 038/221-242

 

 

Drejtoria e planifikimit strategjik 

 


Planifikon zhvillimin hapësinor dhe urbanistik, përcjell dhe studion zhvillimin hapësinor brenda territorit të komunës (sipas metodologjisë bashkëkohore);


Harton programe, planin zhvillimor të komunës, planin zhvillimor urban dhe planet rregulluese urbane të vendbanimeve dhe tërësive tjera;


Ofron sugjerime dhe mendime lidhur me procedurën për miratimin e tyre dhe propozon realizimin e tyre;


Mbledh, përpunon dhe plotëson dokumentacionin e zhvillimit hapësinor, në harmoni me Ligjin për planifikimin hapësinor dhe dispozitat tjera të nxjerra në bazë të tij;


Bashkëpunon me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në planifikimin dhe zhvillimin e qytetit dhe të komunës për hartimin e planeve hapësinore;


Merret me planifikimin urban dhe rural të komunës dhe të shfrytëzimit të tokës;


Bashkëpunon rreth konceptit të zgjidhjeve dhe përmbajtjeve të planeve rregulluese urbane;


Harton programe, detyra projektuese, me ndihmën e ekspertëve të përzgjedhur për organizimin e konkurseve urbanistko - arkitektonike në nivel vendor dhe ndërkombëtar;


Koordinon dhe menaxhon mbledhjen e informatave për GIS nga organizatat dhe drejtoritë tjera të Komunës.