Doruntinë Maloku u lind në Podujevë, më 17 Shtator 1982.
Gazetare në Radio Televizionin e Kosovës, 2002 – 2014.
Deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës në tri mandate (2014 – 2021).
Anëtare e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Antikorrupsion, 2014 - 2017.
Koordinatore për medie e Grupit Parlamentar të LDK-së (2017 -2019).
Anëtare e Rrjetit Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (2015 -2021).
ALUMNI |Kosovo United States Alumni (2015)
*Open World Leadership Programe
*Regional Academy for Democracy (2015 – 2016)
*Political School – Year (2016 - 2017)
Anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme (2017-2019).
Anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga viti 2019.
Përfaqësuese e Republikës së Kosovës në Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (2017-2021).
Nënkryetare e Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi, Tregti dhe Investime Strategjike (2019 -2021).
Anëtare e Komisionit Hetimor për Procesin e Privatizimit në Kosovë.
Kryesuese e delegacionit të Parlamentit të Kosovës në Këshillin e Evropës (2019 - 2021).
Drejtuese e Departamentit të Komunikimit në LDK (2021 - 2022).
Ka kryer trajnime në vende të ndryshme të botës për politikat publike, qeverisjen e mirë, demokracinë, politikën e jashtme, gjeopolitikën dhe investimet e huaja.
Ajo ka marrë pjesë në shumë grupe punuese në kuadër të Parlamentit të Republikës së Kosovës për hartimin e ligjeve.
Poashtu, në cilësi të kryesueses dhe anëtares, ka qenë pjesë e Komisioneve Ad Hoc të Parlamentit, për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike.
Aktualisht ushtron pozitën e Drejtoreshë së Drejtorisë së Pronës, në Komunën e Prishtinës.
E-mail: doruntina.maloku@rks-gov.net
Asistente: durim.sinani@rks-gov.net
Tel: 038/200-400-76
Drejtoria e Pronës
Menaxhon me pronën në pronësi komunale;
Mban shënime për tokën dhe objektet në pronësi të Komunës;
Zhvillon procedurën e shpronësimit të tokës në pronësi private dhe shoqërore për ngastrat e planifikuara për interes publik sipas planeve urbanistike të Komunës;
Përgatitë vendimet e shpronësimit për personat fizikë dhe juridikë;
Arrin marrëveshje dhe nënshkruan kontrata me anë të së cilave siguron tokën e nevojshme për realizimin e interesit publik;
Nxjerr vendime për regjistrimin e të drejtës së pronësisë në emër të Komunës, në paluejtshmëritë e mbetura pa pronar.
Trajton dhe zhvillon procedurën administrative për uzurpimet arbitrare të tokës në pronësi të Komunës;
Nxjerr vendimet për lirimin e pronës komunale të uzurpuar arbitrarisht;
Shqyrton dhe vendos për kërkesat e personave fizikë dhe juridikë në procedurë administrative, për rregullimin e marrëdhënieve pronësore – juridikë lidhur me pronën komunale;
Zhvillon procedurat administrative, sipas detyrës zyrtare për ruajtjen e pronës komunale dhe interesit tjetër komunal;
Bën identifikimin dhe matjet gjeodezike në bazë të kërkesës së drejtorive për realizimin e projekteve komunale;
Përpunon konkluzionet pas plotfuqishmërisë së vendimit në procedurë administrative dhe pronësore - juridike;
Përgatitë inicimin e procedurës për kallëzim penal, së bashku me përfaqësuesin juridik të Komunës, lidhur me uzurpimet arbitrare të pronës komunale;
Harton materialin e nevojshëm për Këshillin e drejtorëve, Komitetin për Politikë dhe Financa dhe për Kuvendin e Komunës;
Përcjellë vendimet që kanë të bëjnë me shpronësimet për publikim në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës;
Thërret dhe njofton palët e interesit për nxjerrjen e vendimit të shpronësimit;
Bashkëpunon ngushtë me Drejtorinë e linjës, për të dhënat gjeodezike dhe ato pronësore;
Bën identifikimin, klasifikimin dhe vlerësimin e pronës së paluajtshme;
Koordinon punën me drejtorinë kompetente për punët e ndërtimit dhe të kadastrit, në aspektin e lejeve të ndërtimit dhe të dhënave kadastrale;
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Pronës ,është e organizuar në këta sektorë:
1.Sektori i Pronës;
2.Sektori për Pronësim, Shpronësim dhe Këmbime.