Florian Dushi u lind në Prishtinë, më 21 gusht 1978.

Ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", në Prishtinë, ku ka marrë titullin Master i Shkencave Juridike, në drejtimin Kushtetues-Administrativ.

Gjithashtu, ka të mbaruar edhe Provimin e Jurisprudencës, ndërsa ka punuar avokat në Prishtinë për një periudhë të caktuar, gjatë vitit 2018.

Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si përfaqësues i subjektit politik LDK, në periudhën 2007-2016, pastaj më 2018 dhe më 2021, një periudhë.

Ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë (maj 2008 - qershor 2010), si dhe këshilltar i lartë politik i ministres së Ministrisë së Drejtësisë, znj. Nekibe Kelmendi (2008).

Gjithashtu, ka shërbyer si zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë periudhës 2016 - 2017 dhe 2020 – 2021.

Ka qenë Koordinator Nacional kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovë.

Që nga viti 2004, është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ndërsa ka qenë edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së, nënkryetar i Degës së LDK-së “Qyteti i Vjetër”, në Prishtinë dhe aktualisht kryetar i kësaj Dege, pastaj anëtar i Kryesisë Qendrore të Forumit Rinor të LDK-së, si dhe kryetar i FR të LDK-së, “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë, për dy mandate më radhë.

Më 2013 ka publikuar librin "Sprova e zgjedhjeve në Kosovë: nga legjislacioni te rezultatet".

Në vazhdimësi është i pranishëm me publikime dhe vështrime të ndryshme analitike në revista profesionale dhe në medie në fushën kushtetuese, të zgjedhjeve dhe fushën e të drejtave të njeriut.

Është mësimdhënës (i angazhuar) në Fakultetin Juridik në Kolegjin AAB. 

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës

E-mail: florian.dushi@rks-gov.net

Asistente: Arjanita.Avdija@rks-gov.net

Tel: 038/200-400-07

 

 
Drejtoria e Inspekcionit
 
Mbikëqyrë dhe  inspekton të gjitha dukuritë negative  që  hasen në   territorin e  komunës së Prishtinës;
 
Mbikëqyrë dhe verifikon nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë  kërkesat e akteve komunale;
 
Të ndalojë uzurpimin e paligjshëm të trojeve, ndërtesave dhe objekteve të komunës si dhe të organizojë lirimin e tyre;
 
Përcjellë procesin e ndërtimeve, ndryshimeve, shndërrimeve, si dhe rrënimit të objekteve;
 
Përcjellë rrjetin e ujësjellësit, kyçjet pa leje në rrjet, si dhe parandalimin  e keqpërdorimit të ujit të pijshëm;
 
Mbikëqyrë kyçjet ilegale në rrjetin e kanalizimit publik, ndërhyrjen  (prerjen) e rrugëve publike pa leje, të trotuareve dhe të sipërfaqeve tjera publike;
 
Mbikëqyrë mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve, shesheve, parqeve, varrezave,  tregut të gjelbër, terreneve sportive dhe sipërfaqeve të tjera publike;
 
Mbikëqyrë procesin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, transportit - bartjes së ushqimit,  pajisjeve dhe veglave;
 
Mbikëqyrë  ujin, objektet si dhe aparatet për  furnizimin me ujë të pijshëm;
 
Është përgjegjëse për konfiskimin e  mallit të dyshimtë, të prishur që paraqet rrezik për shëndetin publik  dhe asgjësimin  e tij, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi; 
 
Inspekton hapësirat afariste, objektet, pajisjet dhe mjetet e prodhimit për punimin dhe qarkullimin që e  produkteve  bujqësore;
 
Inspekton veprimtaritë industriale që mund të shkaktojnë ndotjen e  ajrit, dheut dhe ujit, që shkaktohen; 
 
Inspekton dokumentacionin teknik (projektet e ndërtimit, lejet e ndërtimit, inspektimin final të vendndërtimit);
 
Inspekton procesin e  ndërtimit në të gjitha  fazat dhe verifikon  përputhshmërinë  me dokumentacionin ndërtimor;
 
Sigurohet që janë ndërmarrë  masat adekuate  të sigurisë së objekteve në ndërtim, objekteve të tjera përreth dhe komunikacionit;
 
Vërteton  saktësinë dhe origjinalitetin e  dokumentacionit, të cilat investitori duhet t’i ketë në dispozicion  në vendndërtim, në përputhshmëri me ligjin;
 
Përpilon procesverbalet  për gjendjen e punimeve në vendndërtim, duke vlerësuar respektimin e kushteve  të përcaktuara për  ndërtim, cilësinë e punimeve dhe  të materialit  ndërtimor;
 
Merr vendime për ndërprerjen e ndërtimit, në rast t]ë mospërputhjeve me kërkesat e lejes  ndërtimore;
 
Marr vendime për rrënimin e objekteve të ndërtimit, në rast të mospërputhjes me kërkesat e lejes ndërtimore.  
 
Kujdeset që gjendja shëndetësore  të personave të cilët për shkak të veprimtarisë së tyre mund të rrezikojnë  shëndetin e  popullatës;
 
Mbikëqyrë përmbushjen e kushteve sanitare-teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së  lejes ndërtimore, në përputhje me ligjin në fuqi;
 
Në përputhje me ligjin, merr masa  mbrojtëse për shëndetin e popullatës nga veprimi i dëmshëm i produkteve  të duhanit, dhe i pirjes së duhanit;
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave që kanë të bëjnë me kontrollimin shëndetësor të kafshëve, gjërave ushqimore me prejardhje nga kafshët, mishit dhe prodhimeve të mishit, objekteve dhe pajisjeve për prodhimin e mishit, objekteve dhe pajisjeve për prodhimin, ruajtjen dhe shitjen e mishit;
 
Mbikëqyrë dhe kontrollon procesin e  para therjes, therjes dhe pas therjes së kafshëve në përputhje me ligjet në fuqi;
 
Mbikëqyrë ekspozimin e mallrave jashtë lokaleve afariste, ndalimin e shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të  hapësirave publike, vënien e mbishkrimeve, reklamave, vitrinave, objekteve publike dhe higjienike, hoteliere, sallave publike;
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave për vënien e panove dhe të reklamave të të gjitha llojeve;.
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore nga lëmi i komunikacionit dhe të mjeteve  motorike në qarkullimin  publik;
 
Mbikëqyrë, kontrollon dhe marr masa të parapara ligjore, kundër transportuesve ilegalë dhe të atyre që nuk e respektojnë  orarin e  caktuar  nga organi  kompetent;
 
Inspekton  rrugët publike në të cilat  kryhen punimet  rrugore gjatë projektimit, ndërtimit, rikonstruktimit, mirëmbajtjes sinjalizimit  horizontal dhe vertikal;
 
Inspekton zbatimin e planit të menaxhimit të sigurisë  së përgjithshme  rrugore brenda brezit të sigurisë rrugore (projektimit, ndertimit, rikonstruktimit, mirëmbajtjes, sinjalistikes rrugore);
 
Inspekton  transportin  publik urban, urban periferik dhe te mallrave;
 
Inspekton transportin e mbingarkesave boshtore dhe atë jashtë gabariteve të transportuesve të ndryshëm;
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore për zonat e  mbrojtura të natyrës nga  kontaminimi, mbeturinat dhe materiet rrezikshme;
 
Inspekton aktivitetet që shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në ambient dhe identifikon palën përgjegjëse, e cila ka shkaktuar çrregullime;
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore që mbrojnë ujin, ajrin, dheun nga ndotja:
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore për menaxhimin dhe  eksploatimin e resurseve natyrore (prerja e pyjeve, nxjerrja e rërës nëpër lumenj etj.) nga aspekti i mbrojtjes së ambientit;
 
Inspekton punën e gurthyesve;
 
Monitoron shërbimet publike komunale, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit (menaxhimin e mbeturinave, kanalizimit, ujit dhe shërbimeve tjera publike për parandalimin e ndotjes së ambientit);
 
Është përgjegjëse për planifikimin lokal të ambientit, masat për konservimin e natyrës, masat tjera mbrojtëse ndaj zhurmës, trafikut etj;
 
Sigurohet dhe ndërmerr masa që toka bujqësore të mos shfrytëzohet për qëllime jo bujqësore,
 
Mbikëqyrë  ndarjen e tokës bujqësore nga ndotësit dhe urdhëron  marrjen dhe zbatimin e masave, për mbrojtje nga zjarri në rastet e djegies nga shfrytëzuesi apo pronari i tokës bujqësore;
 
Zbaton masat agroteknike për ruajtjen dhe mbrojtjen e të mbjellave dhe të kulturave tjera;
 
Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
 
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Inspekcionit, është e organizuar në këta sektorë:
 
1.Sektori i Rendit Komunal;
2.Sektori i Ndërtimit;
3.Sektori i Pylltarisë;