
Donat Gashi u lind në Prishtinë në vitin 1997. Ai është një drejtues i ri dhe dinamik, me përvojë të rëndësishme në menaxhim institucional, administratën publike dhe udhëheqjen e politikave rinore në Kosovë.
Studimet universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në Fakultetin Ekonomik në Drejtimin - Ekonomiks. Gjatë rrugëtimit të tij profesional dhe akademik, ai ka marrë pjesë në trajnime të shumta të avancuara, të fokusuara veçanërisht në lidership, fuqizimin e të rinjve dhe rritjen e pjesëmarrjes së rinisë në vendimmarrje.
Karrierën e tij institucionale e filloi në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ku u angazhua në Departamentin e Vlerësimit të Lartë. Më pas, ai shërbeu për dy mandate në kabinetin e ministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). Gjatë kësaj periudhe, z. Gashi ishte pjesë aktive e ekipit për implementimin e strategjive kombëtare për krijimin e hapësirave dhe mundësive të reja të punësimit (përmes punës praktike) për të rinjtë.
Pas përvojës në nivel qendror, ai kontribuoi për dy vite me përkushtim dhe energji të lartë në Komunën e Prishtinës, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, duke dhënë një kontribut të çmuar në Sektorin e ambientit dhe energjetikës.
Aktivizmin e tij shoqëror dhe politik z. Gashi e filloi që në moshën 18-vjeçare. Për tetë vite me radhë, ai udhëhoqi strukturat rinore si Kryetar i rinisë në partinë "Nisma Socialdemokrate". Paralelisht, ai mbajti edhe pozitën e shefit të zyrës së kësaj partie për degën në Prishtinë, duke koordinuar me sukses proceset organizative në kryeqytet.
Aktualisht, Donat Gashi është emëruar nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë së Rinisë. Me një vizion të qartë dhe energji të lartë, ai është maksimalisht i përkushtuar në krijimin e mundësive të reja, avancimin e potencialit inovativ dhe fuqizimin e plotë të rinisë në kryeqytet.
Email: Donat.E.Gashi@rks-gov.net
Asistente: Vjosa.Kollani@rks-gov.net