MA. Sc. Shkëmb MANAJ, nënkryetar i Kryeqytetit të Republikës së Kosovës, Prishtinës.

U lind në Istog, më 25.5.1983. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Ka përfunduar studimet e rregullta dhe studimet postdiplomike Master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe ka kryer Provimin Shtetëror të Jurisprudencës.

Për 18 vjet ishte pjesë e institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, në pozita të rëndësishme:
- Zyrtar i lartë në Ministrinë e Administratës Publike;
- ⁠Drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
- ⁠Ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
- ⁠Drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
- ⁠Anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës;
- ⁠Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës;
- ⁠Drejtor i Departamentit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
- ⁠Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën VII;
- ⁠Kryetar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe të Mbikëqyrjes së Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kuvendin e Republikës ë Kosovës;
- ⁠Këshilltar për çështje ligjore i Kryetarit të Kryeqytetit të Republikës së Kosovës;
- ⁠Aktualisht është nënkryetar i Kryeqytetit.

Shkëmbi është i përfshirë në jetën politike dhe publike për 20 vjet me radhë. Ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të Forumit të Rinisë, si dhe të strkturave seniore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aktualisht është, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe udhëheqës i Departamentit të Drejtësisë në LDK.

Ai shquhet si njëri ndër njohësit me të mirë të shërbimit civil, administratës publike, si dhe të çështjeve kushtetuese. Të gjitha rastet e shkruara nga Manaj në emër të LDK-së në mbrojtje të institucioneve të pavaruara dhe të administratës publike, janë fituar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Shkëmb Manaj është djali i Heroit të Kosovës, Shaban Manaj, i cili ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, në lëvizjen e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Shkëmbi është i martuar me Gonete Cacaj - Manaj dhe i kanë tri vajza: Gertën, Erën dhe Orën.

 

E-mail: shkemb.manaj@rks-gov.net

Asistent: gentonis.hakaj@rks-gov.net