.jpg)
Besianë Musmurati - është nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo ka një karrierë të pasur profesionale dhe politike, me përvojë mbi një dekadë në institucione vendore dhe ndërkombëtare. Besiana ka punuar në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, më pas në Parlamentin Evropian, si dhe ka shërbyer si shefe e kabinetit të ministrit të shëndetësisë.
Në nivel ndërkombëtar, ajo ka përfaqësuar Kosovën si diplomate në Washington D.C. dhe në Bruksel, duke kontribuar në avancimin e interesave të vendit në arenën ndërkombëtare.
Përveç angazhimeve politike dhe diplomatike, Besiana ka qenë edhe drejtore e arsimit në Komunën e Prishtinës, ku është përqendruar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Ajo ka përfunduar studimet në American University, ka vazhduar më pas në Universitetin e Leuvenit në Belgjikë, si dhe certifikim në Johns Hopkins University në SHBA, duke u pajisur me një bazë të fortë akademike në qeverisje dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
E-mail: besiane.musmurati@rks-gov.net
Tel: 038/ 200 400 02