E-mail: donjeta.sahatciu@rks-gov.net
Asistente Ekzekutive e Nënkryetares: zana.hoxha@rks-gov.net
Tel: 038 223 496
Donjeta Sahatçiu është profesioniste me përvojë të dëshmuar në sferën e menaxhimit, teknologjisë, komunikimit strategjik dhe ngritjen e kapaciteteve, me një energji të jashtëzakonshme për punë. Ajo është konsulente e çertifikuar e transformimit digjital, mentore dhe një grua me prioritet në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.
Përgjatë viteve 2011-2021, Donjeta ka udhëhequr një ndër kompanitë lidere dhe të para të komunikimit digjital dhe programimit “Rrota” me seli në Prishtinë, në rolin e drejtores ekzekutive dhe si bashkëpronare. Paraprakisht, në vitet 2009-2011, Donjeta ka punuar edhe si menaxhere e produkteve në kompaninë e telekomunikacionit “IPKO”.
Donjeta është zgjedhur dhe ka shërbyer vullnetarisht në misionin e disa organizatave të mëdha në Kosovë si rezultat i angazhimit të saj si promotore e digjitalizimit, rritjes së cilësisë në arsim dhe qasjes së të rinjve në tregun e punës.
- Kryetare e Bordit në STIKK (Shoqata e Informacionit dhe Teknologjisë dhe Komunikimit në Kosovë) si grua e pare, në dy mandate (2018-2022);
- Kryetare e Bordit në VentureUP (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Universitetin e Prishtinës) në dy mandate (2017-2022);
- Anëtare e Bordit në Universitetin Amerikan në Kosovë (RIT Kosovo) si Alumna e pare, në dy mandate (2018-2022);
- Anëtare e Bordit (Thesariste) në Këshillin e Konsulentëve të Kosovës (BCC) në një mandat
E lindur më 28 shtator të vitit 1990, Donjeta ka përfunduar shkollimin fillor në shkollën “Ismail Qemali” dhe “Faik Konica” në Prishtinë (1995-2005) ndërsa shkollimin e mesëm në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë (2005-2008). Ajo ka vazhduar tutje studimet për menaxhim, ekonomi dhe politika publike në RIT Kosovo (2008-2012), ku edhe ka diplomuar si studente e gjeneratës, dhe ka përfunduar menaxhim e administrim biznesi (eMBA) në Sheffield University (2017-2019).