Donat Lushaku u lind në Prishtinë, më 28 janar 1992. 

Shkollimim fillor e ka përfunduar në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, ndërsa të mesmen në shkollën profesionale ekonomike-juridike, “Hoxhë Kadri Prishtina”. Pas përfundimit të studimeve themelore për drejtësi në Universitetin e Prishtinës (2011-2015), vijoi studimet postdiplomike, ku fitoi titullin Master në Drejtësi (drejtimi juridik-financiar) nga Universiteti i Prishtinës, në vitin 2017.

Ka qenë pjesë e institucioneve të ndryshme, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Në periudhën 2016 - 2017, është angazhuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës.

Në vitet 2016 - 2017, ka punuar në Zyrën Ligjore të Komunës së Prishtinës, ndërsa nga viti 2017 deri në 2020, ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë - Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në vitin 2020, mbajti funksionin e këshilltarit politik-ligjor të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Drejtorisë së Kadastrit, në Komunën e Prishtinës.

E-mail: donat.lushaku@rks-gov.net

Asistente: bleone.krasniqi@rks-gov.net

Tel: 038/200-400-61

 

Drejtoria e Kadastrit

Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetin referues homogjen, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ për tokën dhe pronën

 
Ofron shërbime profesionale dhe shërbime të tjera për subjekte të interesuar;
 
Përmirëson  transferimin e tokës, menaxhimin e tokës shtetërore dhe efikasitetin në tatimin e tokave;
 
Planifikon rrjetin me pika të reja kontrolluese dhe themelon pika të reja kontrolluese;
 
Digjitalizon  pikat poligonale dhe trigonometrike, vektorizimin e planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale); 
 
Azhurnon pjesën grafike, në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe i transformon me parametrat e dhëna për transformim; 
 
Ofron shërbime rreth mirëmbajtjes dhe klasifikimit të kulturave të tokës;
 
Ofron shërbime për ndarjen e ngastrave dhe shënimin e kufijve në rastet  e shpronësimeve;
 
 Kryen  punë profesionale, në fushën e gjeodezisë (ndryshimet e bëra gjatë matjeve-bartjes së tyre në programin e gjeodezisë);
 
Ofron shërbime për shënimet e digjitalizuara (dhënien e koordinatave në terren);
 
Kontrollon rrjetet dhe matjet gjeodezike;
 
Incizon sipërfaqet e ndërtesave dhe pjesëve të tyre, objektet nëntokësore dhe mbitokësore dhe  i përpunon  skicat;;
 
Regjistron  pronën e paluajtshme dhe tokën komunale;
 
Zhvillon  procedurën e regjistrimit, në përputhje me ligjet, sipas detyrës zyrtare dhe kërkesave të palëve;
 
Korrigjon regjistrin (RDPP) sipas procedurave dhe dispozitave ligjore në fuqi;
 
Azhurnon e regjistrin e pronën, në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor si dhe regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
 
Zbaton procedurat rreth transaksioneve të pronës publike në RDPP;
 
Shqyrton dhe zhvillon procedurat administrative për rikthimin e paluajtshmërisë ish-pronarit, evidenton dhe shlyen masat e përkohshme sipas aktvendimit të gjykatës kompetente;
 
Udhëheq me kadastrën etazhore  të banesave, ndërtesave, si dhe ngastrat kadastrale në të cilat janë të ndërtuara banesat; 
 
Regjistron dhe çregjistron hipotekat;
 
Merr vendime mbi regjistrimin e servituteve, barrën tatimore, ngastrat e tatimit në pronë dhe shënimet lidhur me dorëzanitë;
 
Lëshon  certifikata për patundshmëri, sipas kërkesave;
 
Mirëmban, korrigjon dhe harmonizon  evidencat e vendbanimeve, fshatrave, shesheve, rrugëve dhe numrat e objekteve dhe ndërtesave;
 
Nxjerr vendime për miratim ose refuzim të kërkesave;
 
Nxjerr konkluzione për plotësimin e kërkesave të pakompletuara;
 
Përmirësimi i transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në tatimin e tokave;
 
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
 
 
 
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Kadastrit, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Kadastrit -> Puna me palë - Çdo të enjte prej orës 09:00-12:00;
2. Sektori i Gjeodezisë -> Puna me palë - Çdo të mërkurë prej orës 09:00-12:00.