Selia e Drejtorisë: Prishtinë, objekti i ri i Komunës

Drejtor i Drejtorisë: Brahim Mehmetaj, ing. i dipl.

 

Data e lindjes: 09.07.1970

Statusi martesor: i martuar

 

Eksperienca: Shkollën fillore “Naim Frashëri” dhe shkollën e mesmen “Shtjefan Gjeçovi”, i përfundoi në Prishtinë, ndërsa studimet i mbaroi në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Universitetin e Prishtinës.

Para se të emërohej drejtor i Drejtorisë së Pronës, ka qenë drejtor i drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ai ishte emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, si rezultat i angazhimit të tij dhe njohurive në këtë fushë. Që nga viti 2006 deri në vitin 2016, ai ishte pronar dhe menaxher i kompanisë për siguri publike (siguri fizike dhe elektronike) “Syri Group”.

Ishte anëtar i organizatës LPRK nga viti 1988 deri në vitin 1993, e  anëtar i LKÇK-së nga 1993 deri në vitin 2010. Angazhimi i tij në periudhën 1997 - 1999 përfshinte kontributin për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë dhe Gollak, ku njëherësh ishte edhe zëvendëskomandant në BIA-UÇK dhe kryetar i Këshillit të Rrethit të LKÇK-së.

Pas përfundimit të luftës, ai u angazhua si anëtar i Këshillit drejtues për OVL-UÇK, nga viti 2008 deri në vitin 2017.

Gjatë periudhës 1999 - 2006, ishte emëruar koordinator e udhëheqës i bashkësive lokale në komunën e Prishtinës. Nga viti 2011 deri në vitin  2015, ishte anëtar i Kryesisë së Lëvizjes për Bashkim, njëherësh në këtë periudhë ishte edhe anëtarë i Kuvendit të Komunës së Prishtinës dhe shef Grupi nga radhët e së njëjtës lëvizje, për të vazhduar pastaj deri në vitin 2017 si shef i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Komunës së Prishtinës.

 

E-mail: brahim.mehmetaj@rks-gov.net

Orari i punës: fillon nga 8:00 dhe përfundon në 16:00.


 
Drejtoria e Pronës
 
Menaxhon me pronën në pronësi komunale;
 
Mban shënime për tokën dhe objektet në pronësi të Komunës;
 
Zhvillon procedurën e shpronësimit të tokës në pronësi private dhe  shoqërore  për ngastrat e planifikuara për interes publik sipas planeve urbanistike të Komunës;
 
Përgatitë  vendimet e shpronësimit për personat fizikë dhe juridikë;
 
Arrin marrëveshje dhe nënshkruan kontrata me anë të së cilave siguron tokën e nevojshme për realizimin e interesit publik;
 
Nxjerr vendime për regjistrimin e të drejtës së pronësisë në emër të Komunës, në paluejtshmëritë e mbetura pa pronar.
 
Trajton dhe zhvillon procedurën administrative për uzurpimet arbitrare të tokës në pronësi të Komunës; 
 
Nxjerr vendimet për  lirimin e pronës komunale të uzurpuar arbitrarisht;
 
Shqyrton dhe vendos për kërkesat e personave fizikë dhe juridikë në procedurë administrative, për rregullimin e marrëdhënieve pronësore – juridikë lidhur me pronën komunale;
 
Zhvillon procedurat administrative, sipas detyrës zyrtare për ruajtjen e pronës komunale dhe interesit tjetër komunal;
 
Bën identifikimin dhe matjet gjeodezike në bazë të kërkesës së drejtorive për realizimin e projekteve komunale;
 
Përpunon konkluzionet pas plotfuqishmërisë së vendimit në procedurë administrative dhe pronësore - juridike;
 
Përgatitë inicimin e procedurës për kallëzim penal, së bashku me përfaqësuesin juridik të Komunës, lidhur me uzurpimet arbitrare të pronës komunale;
 
Harton materialin e nevojshëm për Këshillin e drejtorëve, Komitetin për Politikë dhe Financa dhe për Kuvendin e Komunës;
 
Përcjellë vendimet që kanë të bëjnë me shpronësimet për publikim në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës;
 
Thërret dhe njofton palët e interesit për nxjerrjen e vendimit të shpronësimit;
 
Bashkëpunon ngushtë me Drejtorinë e linjës, për të dhënat  gjeodezike dhe ato pronësore;
 
Bën identifikimin, klasifikimin dhe vlerësimin e pronës së paluajtshme;
 
Koordinon punën me drejtorinë kompetente për punët e ndërtimit dhe të kadastrit, në aspektin e lejeve të ndërtimit dhe të dhënave kadastrale;
 
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
 
 
 
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Pronës ,është e organizuar në këta sektorë:
1.Sektori i Pronës;
2.Sektori për Pronësim, Shpronësim dhe Këmbime.