Kushtrim Mushica u lind në Prishtinë, më 1.5.1985.

Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", në Prishtinë, në Fakultetin Ekonomik, Dega Menaxhment dhe Informatikë.

Certifikimet: Administrator i sportit – në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës,
                   Menaxhimi i Kontratës përmes e-Prokurimit, në kuadër të IKAP-së.

 

Gjatë periudhës 2000 - 2017, karriera e tij si një futbollist profesionist ishte mjaft e suksesshme, ai ishte angazhuar në klube të ndryshme, si KF “Prishtina”, dhe ekipe tjera brenda dhe jashtë vendit, si dhe përfaqësues i Kombëtares së Kosovës për shumë vite, duke qenë disa herë edhe fitues i shpallur si portieri më i mirë në vend, sportisti më i mirë në kryeqytet “Sportisti i vitit” -2013.

Përgjatë viteve 2018 - 2023, ka qenë bashkëpunëtor në Drejtorinë e Sportit të Komunës së  Prishtinës, në kuadër të drejtorisë me përvojën profesionale, ka dhënë kontribut të madh përgjatë viteve duke shërbyer si njohës i fushës së Sportit.

Në periudhën 2021 - 2024, shërbeu si asamblist i Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ku dha kontribut të madh në mbështetjen e projekteve për zhvillimin e Kryeqytetit.

Aktualisht, ushtron pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Rinisë dhe Sportit, në Komunën e Prishtinës.

Email: Kushtrim.mushica@rks-gov.net

Tel: 038-230-900

 

 

Drejtoria e Sportit


Drejtoria e Sportit në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve, është përgjegjëse dhe ushtron aktivitete të planifikuara, duke udhëhequr me resurset (burimet) lokale sportive të Komunës së Prishtinës;

Planifikon dhe propozon parallogaritë buxhetore të Drejtorisë, në kuadrin e organizatës buxhetore, të administratës komunale;

Organizon dhe përkujdesjet për shënimin e datave me rëndësi dhe vlerave të dëshmuara sportive të Komunës së Prishtinës.

Organizon debate, tryeza me shoqërinë civile, klubet sportive, organet shtetërore dhe individë sportivë, me qëllim të avancimit, zhvillimit dhe promovimit të fushës së sportit në Komunën e Prishtinës;

Në përputhje me përgjegjësitë ligjore, udhëheq me fushat sportive komunale, me Stadiumin e qytetit etj.;

Përpilon, rishikon dhe ndryshon planet dhe veprimet juridike të raporteve juridiko-civile kontraktuale, në lidhje me objektet dhe fushat sportive në komunën e Prishtinës;

Bashkëpunon me ministrinë e linjës për realizmin e projekteve në fushën e sportit;

Kujdeset për të gjitha objektet dhe fushat sportive të Komunës së Prishtinës. Drejtoria e Sportit, së bashku me MKRS-në dhe donatorë, kujdeset për mirëmbajtjen e Stadiumit të qytetit dhe fushave të tjera sportive të Komunës së Prishtinës;

Ushtron, promovon dhe nxit bashkëpunimin me qytete të tjera të Republikës së Kosovës dhe me shtete të tjera, në përputhje me politikat e jashtme të shtetit të Kosovës, për të mundësuar integrim të mirëfilltë të sportit dhe këmbim përvojash në interes të zhvillimit të sportit në përgjithësi;

Hulumton dhe ofron përkrahje në fushat e sportit për klube, shoqata dhe individë me aftësi të posaçme kreative, dhe ofron mbështetje me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi;

Kryen edhe punë të tjera në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë-veprimtarisë së Drejtorisë.