POLITIKAT PROGRAMORE SPORTIVE TË SEKTORIT

 

Politikat programore në Komunën e Prishtinës orientohen në plotësimin e detyrave programore dhe realizimin e projekteve konkrete të cilat do të realizohen duke u bazuar në buxhetin e Komunës dhe  të donatorëve.

Ne jemi te përkushtuar qe te përgatitemi dhe te fokusohemi ne disa segmente te domosdoshme:

 

  • Masovizimi i sportit ndër të rinjë
  • Ngritjen dhe rinovimin e  infrastrukturës sportive.
  • Bashkëpunim me Drejtoritë komunale dhe drejtoratet tjera të cilat merren me punën e të rinjve dhe të rejave për masivizimin e sportit dhe ngritjes kualitative të sportistëve
  • Përkrahje të qëndrueshme financiare për sportistët kulmor dhe klubet kualitative , të cilat mund të arrijnë rezultate të mira sportive.
  • Avancimin e organizimit në klubet sportive të femrave të cilat veprojnë në rrafshin sportive kosovar ( masovizimi i sportit ndër femra)
  • Bashkëpunimi me Organizata të ndryshme sportive vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të realizimit të projekteve të ndryshme sportive që kanë të bëjnë me ngritjen dhe avancimin e trajnerëve të cilët punojnë me grup mosha të ndryshme.
  • Integrimin e minoriteteve ne aktivitete dhe në gara të rregullta kosovare
  • Kultivimin dhe avansimin  i kualiteteve menaxhuese , në mënyrë që  me anë të animimit të donatorëve të gjenden mjete plotësuese financiare për funksionimin profesional dhe amator të Klubeve sportive.
  • Përkrahje të vazhdueshme për Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike me qëllim të zhvillimit të Ligës shkollore në nivel lokal dhe rajonal. 
  • Partneritet me të gjitha organizatat sportive për implementimin e politikave zhvillimore afat shkurte dhe afat gjate.
  • Punë e vazhdueshme edukative me tifozerinë e cila është pjesë përbërëse e sportit me qëllim të evitimit të dhunës dhe me qëllim të kultivimit të vlerave fisnike të sportit.

 

 

PRIORITETET E SEKTORIT

 

 

  • Aktivitete të ndryshme sportive për nder të 11 qershorit – Dita e Prishtinës
  • Aktivitete të ndryshme sportive për nder të 28 Nëntorin –Dita e Flamurit
  • Turneu memorial i shahut “Mesut Gashi”
  • Turneu memorial i shahut “Hyzri Talla”
  • Shpërblimi i laureateve sportiv të Komunës së Prishtinës
  • Organizimi i garave shkollore vjetore në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit të Komunës së Prishtinës.
  • Mbështetja e organizatave të ndryshme sportive edukative për realizimin e aktiviteteve të ndryshme për persona me nevoja të veçanta.
  • Infrastruktura sportive – ngritja e kapaciteteve infrastrukturore sportive për komunitetin në Komunën e Prishtinës.

 

 

 

  FOTO TË NDRYSHME TË AKTIVITETEVE SPORTIVE TË ORGANIZUARA NGA DREJTORIA E KULTURËS-SEKTORI PËR RINI DHE SPORT NË BASHKËPUNIM ME KLUBE DHE SHOQATA SPORTIVE