Administrata komunale organizohet në drejtori. Secila drejtori komunale udhëhiqet nga drejtori. Drejtorët emërohen dhe shkarkohen nga Kryetari i Komunës.
Komuna e Prishtinës do t’i ketë këto drejtori:
1. Drejtoria e Administratës;
2. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
3. Drejtoria e Arsimit;
4. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
5. Drejtoria e Financave dhe Pronës;
6. Drejtoria e Ekonomisë dhe Zhvillimit;
7. Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit;
8. Drejtoria e Infrastrukturës Lokale;
9. Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit;
10. Drejtoria e Kadastrit;
11. Drejtoria e Inspekcionit.
Organizimi i brendshëm i drejtorive dhe sistemimi i shërbyesve civilë në vende të punës, do të bëhet në bazë të Vendimit për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në drejtoritë e Komunës së Prishtinës.