Selia e Drejtorisë: Prishtinë, Objekti i ri i Komunës, Lagjja Arbëria

Drejtor i Drejtorisë: Jonuz Salihaj

Data e lindjes: 07.05.1952
Statusi martesor: I martuar

Eksperienca: 

Studimet universitare i përfundoi në FSHMN në Universitetin e Prishtinës, më 1976.
Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë si edukator, është marrë me çështjet që kanë preokupuar arsimin në të gjitha nivelet. Spikatin shkrimet dhe analizat e tij kritike për efikasitetin e Sistemit arsimor në Republikën e Kosovës, me theks të posaçëm në Arsimin Parauniversitar.
Z. Salihaj fillimisht ka punuar si profesor i kimisë në Ferizaj dhe Drenas, pastaj si asistent i Kimisë Analitike në Katedrën e Kimisë të FSHMN-së. Ka qenë anëtar i Senatit të UP-së, drejtor në SHME “Gjin Gazulli”, në shkollën “Mileniumi i Tretë” dhe në shkollën “Zenit”.
Ka kryer edhe shumë detyra të tjera, si: këshilltar i kimisë në Entin Pedagogjik të Kosovës, konsultant në Zyrën Gjermane për Rekonstruktim dhe Zhvillim (GORED) për Arsimin Profesional në Kosovë, anëtar i Komisionit të Përbashkët Civil për Arsim, koordinator i Programit të Arsimit Cilësor dhe Administrimit dhe Menaxhimit të Shkollës në Qendrën për Arsim të Kosovës - KEC në Prishtinë, anëtar i Grupit Punues “Strategjia për Arsimin e Lartë”, anëtar i Grupit për hartimin e planprogrameve arsimore për lëmin Gjeologji, Xehetari dhe Metalurgji të shkollave profesionale, anëtar i Grupit për hartimin e Ligjit për Arsim dhe Aftësim Profesional, anëtar i Grupit për hartimin e Strategjisë për Arsimin Parauniversitar, anëtar i Komisionit për Dizajnimin e Sistemit Arsimor të Kosovës (DESK) dhe kryetar i Grupit punues për shkollat e mesme të Kosovës.
Në periudhën 1992-1998, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ministër i Drejtësisë në periudhën 2006-2008.
Nga vizitat studimore vlen të përmenden: vizita në Hungari - Arsimi profesional, në Slloveni -Reformat në arsim, në Ohër - Menaxhimi i ndryshimeve në arsim, në Mavrovë dhe Gostivar -Arsimi profesional - Programi PHARE, në Dubrovnik - Integrimi i punës dhe të nxënit, në Bukuresht - Seminar për decentralizimin, ku përvojat e tyre i paraqitën 15 shtete, vizitë studimore ne Dublin - Irlandë.
Publikimet e Z. Salihaj janë: recensent i pesë librave të Kimisë për vitin e tretë dhe të katërt të lëmit të Kimisë, Jometaleve dhe Grafikës, përkthyes i librit “Kimia për klasën e parë për shkolla profesionale”, bashkautorë i librit “Shifra dhe fakte për Arsimin e Kosovës”, bashkautorë i tri versioneve të Planit ditor, 1999/2000 dhe 2001/2002, bashkautorë i librit “Arsimi në Kosovë në vitin shkollor 2000/2001”, bashkautor i librit “Disa aspekte të efikasiteti të arsimit në Kosovë”, bashkautor i librit “Qeverisja dhe udhëheqja në arsim”, autorë i punimit me titull: Reforma arsimore dhe legjislacioni shkollor në dritën e ndryshimeve në arsim, të publikuar në gazetën “Shkëndija”, prill 2004.
Z. Salihaj së bashku me familjen jeton në Prishtinë.

E-mail: jonuz.salihaj@rks-gov.net
Tel: 038/231-760

Orari i punës: fillon nga 8:00 dhe përfundon në 16:00

 

Drejtoria e Arsimit

Drejtoria e Arsimit, në kuadër të kompetencave ,autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore, udhëzimeve administrative të MASHT-it Statutit të Komunës ,dhe të politikave strategjike të Kryetarit të Komunës në fushën e veprimtarisë së saj, është kompetent dhe ka përgjegjësinë për menaxhimin dhe koordinimin e strukturës së arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm (0,1,2,3 ) në Komunë në Komunën e Prishtinës;

Udhëheq, menaxhon dhe koordinon procesin e licencimit të çdo institucioni edukativo-arsimor publik para-universitar, në përputhje me ligjet në fuqi dhe strategjinë e MASHT-it dhe të Komunës;

Bashkëpunon me Sektorin e Burimeve Njerëzore në procesin e punësimit të mësimdhënësve dhe personelit tjetër (ndihmës dhe mbështetës), në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi dhe me aktet nënligjore komunale dhe qendrore;

Bashkëpunon me Sektorin e Burimeve Njerëzore në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve dhe zv,drejtorëve të institucioneve të arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm (0,1,2,3), në pajtim me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi;

Në përputhje me aktet ligjore në fuqi dhe në bashkëpunim me Sektorin e Pagave menaxhon procesin e pagesave të stafit aktiv arsimor dhe stafit tjetër profesional dhe mbështetës në institucionet shkollore-arsimore të Komunës.

Në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, planifikon dhe mbikëqyrë zbatimin e strategjive për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në Komunën e Prishtinës;

Mbikëqyrë institucionet arsimore dhe vlerëson performancën e të gjithë të punësuarit e drejtorisë dhe drejtuesve të institucioneve arsimore në nivel Komunal;

Regjistron dhe pranon nxënësit, në pajtim me parimin e mos-diskriminimit të të gjitha formave të tij.

Regjistron të gjitha të dhënat e nxënësve dhe evidenton, ruan dhe arkivon dosjet e personelit arsimor dhe trupit menaxherial, në përputhje me ligjet, procedurat dhe formularët e MASHTI;

Nxitë dhe promovon mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar fillor dhe atë të mesëm në kushte të barazisë së plotë për të gjithë;

Konstaton dhe identifikon nevojat për ngritje të vazhdueshme profesionale të drejtorëve dhe të personelit arsimor aktiv, në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi dhe mundësitë reale buxhetore për to

Organizon trajnime për mësimdhënësit dhe stafin tjetër profesional;

Harton, propozon dhe miraton rregulloret e punës për shkolla të të gjitha niveleve në kompetencë të Komunës, duke përfshirë Kodin e mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit nxënësit dhe personelin tjetër mbështetës;

Merr vendime për ankesat kundër vendimeve të drejtorëve të shkollave të të gjitha niveleve para universitare në Komunë;

Monitoron dhe mbikëqyrë vendimet e drejtorëve të shkollave të të gjitha niveleve;

Monitoron të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës si organizatë buxhetore;

Mbikëqyrë shpenzimet e buxhetit, përmes kërkesës për raporte periodike nga shkollat;

Harton planin e prokurimeve për nevojat funksionale të Drejtorisë së Arsimit;

Në pajtimit me aktet ligjore në fuqi, merr pjesë në procedurat e prokurimit të propozuara nga Drejtoria e Arsimit deri në vlerësimin e ofertave (së paku një anëtar në komision për vlerësimin përfundimtar të ofertave);

Në këshillim me drejtorët e shkollave dhe të këshillave drejtuese të shkollave miraton rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve;

Konstaton dhe identifikon si dhe propozon në marrëveshje me MASHT-in vendimin për themelimin, shuarjen, ndarjen apo mbylljen e institucioneve shkollore publike të niveleve 0,1,2,dhe 3 në Komunën e Prishtinës;

Nxit, ndihmon dhe inicion bashkëpunimin në mes mësimdhënësve prindërve ,nxënësve, me qëllim të ngritjes së kualitetit dhe cilësisë së mësimdhënies dhe mësim-nxënies në shkolla të cilat I menaxhon dhe mbikëqyr (shkollat publike)

Organizon, inkurajon dhe nxitë organizimin e garave të ndryshme të diturisë në mes të shkollave ,nga lëndët e shkencave natyrore dhe atyre humanitare dhe ndan shpërblime dhe mirënjohje për nxënësit dhe punëtorët arsimor të merituar;

Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e objekteve shkollore dhe të pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike.

Kujdeset, inicion dhe organizon krijimin e shërbimeve të nevojshme për nxënësit dhe mirëqenien e tyre ( ujin, ambient banjash, shërbime shëndetësore, shujta ditore etj.);

Kujdeset për mirëmbajtjen e ambienteve rrethuese të shkollave duke promovuar gjelbërimin e tyre;

Propozon dhe inicion bashkëpunimet ndër-komunale në fushën e arsimit;

Bashkëpunon me OJQ dhe shoqërinë civile si dhe me organizata qeveritare dhe jo qeveritare me qëllim të tërheqjes së donacioneve në interes të shkollave publike të të gjitha niveleve para-universitare me qëllim të avancimit dhe ngritjes së kualitetit të mësimdhënies dhe mësim-nxënies;

Për arritjen e objektivave të shëndetit publik ndërmerr aktivitete dhe zhvillon programe të përbashkëta me MASHT dhe shkollat për të nxitur kujdesin shëndetësor dhe shmangur smundejve ngjitëse dhe dukurive deveijante;

Kujdeset dhe mbështet arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta(speciale), në përputhje me masën dhe nevojat specifike të tyre;

Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.


Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Arsimit, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Arsimit.