Arta Balaj u lind në Prishtinë, në vitin 1979.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në kryeqytet, ndërsa studimet Bachelor dhe magjistraturën i kreu në Fakultetin e Gazetarisë dhe Shkencave Politike, Universiteti i Warszawës, në Poloni (1999-2004).

Në të njëjtin universitet ka kryer edhe specializimin në Marketing Politik dhe Marrëdhënie me Publikun.  

Puna e saj mbi 20 vjeçare gërsheton praktikalitetin dhe presionin e performancës së sektorit privat, si dhe përvojën në administrim, menaxhim  dhe llogaridhënie, e cila kërkohet në sektorin publik.

Karriera e saj profesionale filloi gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitet 1998-1999, ku punoi si korrespondente e Radiotelevizionit Shtetëror Informativ të Polonisë. Ajo u angazhua vullnetarisht dhe ndihmoi qeverinë polake, UNHCR-në dhe Kryqin e Kuq polak në transportimin e refugjatëve shqiptarë dhe romë nga Maqedonia dhe në krijimin e kampeve të refugjatëve në Poloni.

Në vitin 2006, u angazhua me punë në Emiratet e Bashkuara Arabe, si specialiste për zhvillimin e biznesit dhe marketingut, në kuadër të kompanisë amerikane “World Strategic Initiatives”. Pas një viti kthehet në Kosovë, si analiste politike ndërkombëtare në UNMIK, për të vazhduar karrierën në sektorin privat dhe atë bankar.

Nga viti 2010, përmes projektit të UNDP-së dhe KFOS-it, është angazhuar si këshilltare për marrëdhënie me publikun dhe marketingun në Kabinetin e ministrit të Bujqësisë. Kjo eksperiencë i ka hapur rrugë për të vazhduar karrierën në projekte konsulence ndërkombëtare me DANIDA-në, USAID-në, Komisionin Evropian dhe me kompaninë e saj private, kryesisht në fushën e marrëdhënieve me publikun, marketingun, administrimin dhe menaxhimin e projekteve.

Nga viti 2015 ka qenë shefe e Kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, në Komunën e Prishtinës.

E-mail: arta.balaj@rks-gov.net

Asistente: Yllka.syla@rks-gov.net

Tel: 038-226-417

 

 

Drejtoria e Kulturës

Drejtoria e Kulturës, në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve është përgjegjëse dhe ushtron aktivitet të planifikuara, duke udhëhequr me resurset (burimet) lokale, kulturore të Komunës së Prishtinës;

Planifikon dhe propozon parallogaritë buxhetore të drejtorisë, në kuadrin e organizatës buxhetore, të administratës Komunale;

Organizon dhe përkujdesjet për shënimin e datave me rëndësi dhe vlera të dëshmuara historike.

Organizon, debate, tryeza me shoqërinë civile dhe organet shtetërore me qëllim të avancimit, zhvillimit dhe promovimit, të fushës së kulturës;.

Në përputhje me përgjegjësitë ligjore, Udhëheq me arkivin Komunal teatrin “Dodona”, bibliotekën komunale “Hivzi Sulejmani”, Stadiumin e Qytetit etj;

Përpilon, rishikon dhe ndryshon punët dhe veprimet juridike të raporteve juridiko-civile kontraktuale, në lidhje me objektet e kulturës në Komunën e Prishtinës;

Bashkëpunon me ministrinë e linjës për realizmin e projekteve në fushën e kulturës;

Kujdeset për trashëgimin kulturore dhe historike materiale të Komunës (objektet fetare, objektet institucionale dhe shtëpitë e banimit me vlera historike dhe arkitekturale) dhe strukturat tjera që dëshmojnë histori si burime materiale historike. Drejtoria e Kulturës së bashku me MKRS dhe donatorë, kujdeset për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre në përputhje me identifikimet e pasurive kulturore të Komunës së Prishtinës;

Ushtron, promovon dhe nxit bashkëpunimin me qytete tjera të Republikës së Kosovës dhe me shtete tjera në përputhje me politikat jashtme të shtetit të Kosovës, për të mundësuar integrim të mirëfilltë kulturash dhe këmbim përvojash në interes të zhvillimit të kulturës;

Hulumton dhe ofron përkrahje për asociacione, klube dhe shoqata si dhe individë me aftësi të posaçme kreative, në fushat e kulturës dhe ofron mbështetjën e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi;

Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.

Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Kulturës, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Kulturës;
2. Sektori për Turizëm