Fletë Informuese për Projekte

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim –BERZH (EBRD) ka dhënë kredi për blerje të 51 autobusëve nga kompania “Iveco”, kurse Komuna e Prishtinës ka investuar për “Projektin e Renovimit të Garazheve të Trafikut Urban” në Prishtinë.

Sipas marrëveshjes me Komunën e Prishtinë, të liruar nga pagesa janë pensionistët dhe anëtarët e Shoqates HANDIKOS dhe jemi duke shqyrtuar mundësitë edhe për kategoritë me asistencë sociale.

Autobusët e “Trafikut Urban” janë të standardit Evropian Euro 6 për ruajtjen e ambientit.

“Projekti i Renovimit të Garazheve të Trafikut Urban” ka trajtuar ndikimin në mjedis. Ndër të tjera në këtë projekt është përfshirë trajtimi i ujërave të jashtme ashtu që uji atmosferik dhe uji nga larja e autobusëve do të grumbullohet në kolektor (ujëmbledhës) me filtra (gjithsej tre kolektorë), ku pas filtrimit nga vajrat dhe derivatet, uji do të shkarkohet në sistemin e kanalizimit të qytetit.
Për pastrimin e autobusëve përdoret uji nëntokësorë nga pusi pranë Bazës Teknike të TU.

Renovimi i garazheve dhe objektit të administratës krijon kushte shumë të mira për të punësuarit në N.P.K “Trafiku Urban” (nyjet e reja sanitare, hapësira për punë me ndriçim dhe ajrosje, garazhet moderne për servisim të autobusëve, etj).

 

  Fleta informuese e projekteve - Trafiku Urban