ADRESA: |
Historati i Arkivit Komunal
Arkivi Komunal i Prishtinës është themeluar me 21 Janar 1969 me vendim mbi themelim të miratuar në mbledhjen e tetë të Këshillit të Komunës dhe të këshillit për veprimtari shoqërore.
Arkivi është themeluar me qëllim që të grumbulloj, evidentoj, ruaj, rregulloj, publikoj lëndën arkivore dhe të jetë në shfrytëzim të qytetare.
Arkivi Komunal i Prishtinës është një ndër arkivat më të mëdha në Kosovë. Institucioni është relativisht i ri dhe ka sasi të madhe të lëndës arkivore në kuadër të fondeve dhe koleksioneve arkivore duke mbuluar një territor të hapur të institucioneve dhe organizatave në Komunën e Prishtinës.
Arkivi i Prishtinës sot ka më se 226 fonde dhe koleksione arkivore. Lënda arkivore mbulon periudhën prej vitit 1945 – 1999 përfshirë organet komunale, gjykatat, ekonomin, arsimin, shëndetësinë dhe institucionet e kulturës, etj.
Koleksionet arkivore arrijnë deri 7226 metër gjatësi. Arkivi i Prishtinës i shërben rreth 1000 palëve brenda viti me dokumentacion përkatës.
Arkivi Komunal – Prishtinë është i vendosur në një ndërtesë bashkëkohore me një hapësirë prej 1280.83 m2 e destinuar për ruajtjen e lëndës arkivore sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare.
Statuti i Arkivit Komunal të Prishtinës