Vazhdon projekti “Unë/Ty, dashuri në paketë”

- 07 Dec 2018

Fëmijët e kryeqytetit po vazhdojnë të përgatisin dhurata për fëmijët e tjerë, të cilat po shpërndahen nëpër shkolla dhe institucione të tjera edukative.

Ky projekt i organizuar nga Komuna bashkë me organizatën “MUTE Foundation”, po e shpërfaqë vullnetarizmin dhe solidaritetin që e kanë fëmijët e vegjël për t’ua dhuruar gjësendet e tyre bashkëmoshatarëve.

Ftojmë të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti, që pakot me dhurata t’i dërgojnë tek shkolla më e afërt, deri më 14 dhjetor.