Njoftim nga Sektori i tatimit në pronë për datën 15.08.2020
Njoftim nga Drejtoria e Financave - Sektori i tatimit në pronë
Tatimi në Pronë eZyrja
Përdorimi i këtij shërbimi elektronik, ju mundëson tatimpaguesëve të kursejnë kohë dhe kosto dhe po ashtu, mund ta përcjellin gjendjen në çdo kohë. Përveç kësaj, numri UNIREF në faturë ua mundëson tatimpaguesve që ta kryejnë pagesën edhe përmes sistemit bankar, e-banking.
Kusht për shfrytëzimin e sistemit elektronik nga ana e tatimpaguesve është futja e të dhënave personale si: numri personal, emri dhe mbiemri.
Për t’u qasur në shërbimin elektronik, duhet regjistruar së pari në platformën eKosova dhe pastaj të marrin shërbimin që duan: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration (Video se si duhet regjistruar: https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y )
Për të paguar Tatimin në Pronë referohuni në vegëzën në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/7
*Njoftimi nga Departamenti i Tatimit në pronë-MF https://www.facebook.com/tatimineprone/photos/a.367334324112910/874996976679973/
Për çdo pyetje mund të shkruani email në ZTP.Prishtina@rks-gov.net
Si të paguani tatimin nëse jetoni jashtë vendit
SQARIM
Shërbimi ofrohet pa pagesë nga Departamenti i Tatimit në Pronë / Ministria e Financave e Kosovës. Për t’a marrë faturën tuaj, ju duhet të shënoni në fushat përkatëse: numrin personal, emrin, mbiemrin dhe tekstin e sigurisë. Shërbimi në fjalë NUK mund të merret nëse nuk e keni të regjistruar numrin personal, emrin dhe mbiemrin në REGJISTRIN e tatimit në pronë. Po ashtu, ky shërbim nuk mund të merret nëse nuk keni plotësuar ndonjërën nga fushat ose plotësimi i tyre është bërë në mënyrë të gabuar. Në të gjitha rastet kur kërkimi dështon, apo ju paraqitet ndonjë faturë që nuk është e juaja, si dhe dyshoni se fatura ka gabime në të dhëna, ju duhet të vizitoni zyrën e tatimit në pronë në komunën tuaj në mënyrë që të verifikoni numrin personal dhe të dhënat tjera.
FORMAT
Këtu do të gjeni të gjitha format që kanë të bëjnë me tatimin në pronë. Për shembull, format për vet-deklarim të ndryshimeve në shfrytëzim të pronës, vet-deklarime për banim parësor, forma për ankesa dhe më shumë.
Ankesë
- Ankesë ndaj faturës së tatimit në pronë
- Ankesë ndaj certifikatës së vlerës së vlerësuar
- Ankesë tjetër