Te nderuar qytetarë të komunës së Prishtinës,
Në kuadër të reformës së menaxhimit të mbeturinave, Komuna e Prishtinës do të fillojë faturimin e taksës së mbeturinave që nga 1 janari i vitit 2018. Ky veprim është në përputhje me LIGJIN NR. 04/L-060 për mbeturina, si dhe rregulloren komunale për menaxhim të mbeturinave.
Fatura e taksës së mbeturinave do të shpërndahet përmes inkasantëve, tek të gjithë klientët cilët marrin shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, më së voni në fund të Janarit 2018. Shuma totale e faturës përmban taksën e mbeturinave për 3 muaj, kështu që klientët do të pranojnë faturën çdo 3 muaj. Pagesa e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave tani e tutje mund të bëhet brenda objektit të komunës, banka komerciale, si dhe institucione tjera financiare.
Për më shumë, ju lutem përcjellni vegzën e rregullores komunale për menaxhim të mbeturinave: Rregullorja
Komuna e Prishtinës inkurajon të gjithë qytetarët e saj të jenë të rregullt në pagesën e taksës për mbeturina, në mënyrë që të kontribuojmë të gjithë në reformimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave brenda territorit të komunës sonë.
Kusht për shfrytëzimin e sistemit elektronik nga ana e klientave të shërbimit të mbeturinave është numri personal i personit që është pronar i asaj shtëpie/banese.
Për t'u qasur në shërbimin elektronik, klientat duhet të vitizojnë uebfaqen PrishtinaOnline: Shtyp faturën e mbeturinave-Prishtina e pastër
PYETJET E SHPESHTA
Kush do të kujdesët për largimin e mbeturinave në lagjen time?
Operatori I kontraktuar I komunës së Prishtinës mund të largoj të gjitha llojet e mbeturinave. Secila amvisëri në komunën tonë ka qasje në shërbimin e grumbullimit, varësisht prej tipologjisë së banimit. Kryesisht të gjitha banesat kolektive kanë qasje në kontejnerët komunal për hedhje të mbeturinave, përderisa shtëpive individuale u ofrohet shërbim derë më derë.
Sa duhet unë të paguaj për shërbimin e mbeturinave?
Secila shtëpi apo banesë në komunën e Prishtinës është e obliguar të paguaj taksën për mbeturina në vlerë prej 4.7 Euro, për një muaj.
Që nga Janari i vitit 2018, fatura e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave shpërndahet nga komuna dhe një faturë përmban taksën e mbeturinave për 3 muaj, në total 14.1 €.
Si ta kuptoj se sa kam borxh për shërbimin e mbeturinave për shtëpinë apo banesën time?
Faturat për shërbimin e mbeturinave do të dërgohen tek të gjithë pronarët e shtëpive/banesave, çdo 3 muaj. Këto fatura përmbajnë tarifën e mbeturinave për 3 muaj dhe nëse ky borxh nuk paguhet brenda tremujorit të parë, do të figurojë në faturën e radhës të cilën e pranoni.
Si dhe ku mund ta paguaj borxhin e vjetër të mbeturinave deri të datës 31.12.2017?
Borxhin e vjetër të mbeturinave duhet ta paguani në kompani ose në zyret e pagesave (arkat) e "Pastrimi-t" Sh. A - Prishtinë.
Çka ndodhë nëse nuk e paguaj faturën e mbeturinave?
Pagesa e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave është obligim i secilës amvisërie. Nëse Gjeneruesi i mbeturinave nuk i paguan 3 këste të njëpasnjëshme, komuna aplikon masa administrative ndaluese për shërbimet të cilat ofrohen nga drejtoritë si në vijim:
a. Drejtoria e Kadastrit.
b. Drejtoria e Urbanizmit Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit (DUNMM)
c. Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH)
d. Zyra e Prokurimit
e. Drejtoria e Financave (DF)
f. Drejtoria e Pronës (DP)
g. Drejtoria e Inspeksionit (DI)
Për çdo pyetje mund të shkruani email në mbeturinat.pr@rks-gov.net