Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur në spital?

1. Fletëlëshimi i spitalit; Fletatstatistikore nga institucioni shëndetësor (origjinale)
2. Certifikata e kurorëzimit për prindërit e të porsalindurit (fotokopje);
3. Procesverbali për pranimin e atësisë/amësisë nga të dy prindërit nëse nuk kanë kurorë apo kurora është bërë pas lindjes së fëmijës;
4. Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat) valide të Republikës së Kosovës, ekstraktet e lindjes për prindërit (fotokopje);
5. Njëri prind të jetë i pranishëm (nëse kurora është bërë para lindjes së fëmijës);
6. Nëse fëmija është mbi moshën 6 vjeç, nevojitet edhe libreza ose dëftesa e shkollës ku është i regjistruar fëmija;
7. Pagesa e taksës 1 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur jashtë Institucionit Shëndetësor?

1. Vërtetimi nga institucioni përkatës për vaksinimin e fëmijës;
2. Një foto e formatit të pasaportës jo më e vjetër se gjashtë muaj
3. Vërtetimi që nuk ka lindur në spital;
4. Libreza ose dëftesa e shkollës ku është i regjistruar fëmija;
5. Certifikata e kurorës së prindërve. Prindërit pa kurorë duhet të jenë të pranishëm me rastin e paraqitjes së kërkesës;
6. Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat), ekstraktet e lindjes për prindërit;
7. Deklaratat e dy dëshmitarëve, të cilët i njohin rrethanat e lindjes së atij personi (duhet të jetë e vërtetuar te noteri), si dhe letërnjoftimat kopje dhe valide të Republikës së Kosovës
8. Procedura e zhvilluar nga zyrtari kompetent dhe nxjerrja e aktvendimit mbi regjistrimin e mëvonshëm të lindjes për personin në procedurë, paraprakisht lënda e kompletuar dërgohet përmes postës elektronike për verifikim në Agjencion e Regjistrimit Civil pranë MPB-së
9. Pagesa e taksës 2 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur jashtë Kosovës?

1. Certifikata e lindjes, lëshuar nga shteti ku ka lindur fëmija (certifikata origjinale duhet të jetë e përkthyer në gjuhën zyrtare);
2. Certifikata e kurorëzimit të prindërve (fotokopje);
3. Ekstraktet e lindjes të të dy prindërve (fotokopje);
4. Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat) valide, ekstraktet e lindjes (fotokopje);
5. Pagesa e taksës 1 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesave-Kurorëzimi?

1. Ekstraktet e lindjes të palëve të interesuara për kurorëzim (origjinal);
2. Certifikatat e statusit martesor të palëve të interesuara për kurorëzim (origjinal);
3. Letërnjoftimet valide të palëve të interesuara për kurorëzim dhe të dëshmitarëve, si dhe plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës (fotokopje);
4. Prania e palëve që lidhin kurorë dhe e dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit;
5. Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar: aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
6. Nëse njëri nga bashkëshortët ka vdekur: certifikata e vdekjes së ish-bashkëshortit;
7. Nëse njëra nga palët është i moshës jo madhore: aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës;
8. Pagesa e taksës 15 €, për kurorëzimet brenda objektit të Komunës;
9. Për kërkesa të kurorëzimit jashtë objektit të Komunës, vetëm në ambiente solemne jo shtëpi private, taksa është 50€.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesave-Kurorëzimi me shtetas të huaj?

1. Certifikatat e lindjes për palët e interesuara për kurorëzim (origjinal). Për shtetasin e huaj nevojitet certifikata e lindjes, ndërsa për shtetasin kosovar nevojitet ekstrakti i lindjes;
2. Vërtetimet mbi statusin martesor për të dy palët (origjinal);
3. Pasaportat ose letërnjoftimet për të dy palët (fotokopje);
4. Vërtetimin mbi vendbanimin e palës nga shteti ku jeton (fotokopje);
5. Kontrata mbi kapacitetitin martesor për ato shtetet që lëshojnë këtë dokument;
6. Shteti i cili e lëshon deklaratën nënbetim t’i kërkohet kjo deklaratë;
7. Shteti i cili e lëshon vetëm vërtetimin e vendbanimit t’i kërkohet ky dokument
8. Letërnjoftimet ose pasaportat valide të palëve që lidhin kurorë dhe të dëshmitarëve, si dhe plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës (fotokopje);
9. Nëse njëra nga palët është i moshës jo madhore: aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës;
10. Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar: aktgjykimi mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
11. Nëse njëri nga bashkëshortët ka vdekur: certifikata e vdekjes së ish-bashkëshortit;
12. Pagesa e taksës 1 €.

 

Cilat jnë dokumentet për lidhjen e martesës përshtetasit e huaj?

Për shtetasit e huaj nevojiten dokumentet si në vijim:
1.Kopja e pasaportës së vlefshme e shtetasit të huaj;
2. Leja e hyrjes në Republikën e Kosovës,për shtetasit e atyre shteteve që Republika e Kosovës aplikon regjimin e vizave;
3. Leja e qëndrimit në Republikën e Kosovës, nëse të dy bashkëshortët janë shtetas të huaj;
4. Certifikata e lindjes ose dokument i barasvlefshëm që vërteton të dhënat e lindjes;
5. Shteti i cili e lëshon certifikatën e kapacitetit martesor, t’i kërkohet kjo certifikatë;
6. Shteti i cili e lëshon deklaratën nën betim, t’i kërkohet kjo deklaratë;
7. Shteti i cili e lëshon vetëm vërtetimin e vendabimit, t’i kërkohet ky dokument.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e martesave të bëra jashtë Kosovës?

1. Certifikata mbi lidhjen e martesës, lëshuar nga shteti tjetër ku pala ka lidhur martesë, të përkthyer në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës (origjinal);
2. Letërnjoftimin ose pasaportën valide (fotokopje);
3. Nëse certifikata është e pakompletuar me shënimet e prindërve, pala duhet të sigurojë edhe ekstraktet e lindjes për të dy bashkëshortët;
4. Pagesa e taksës 1 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes (brenda 30 ditësh pas vdekjes së qytetarit)?

1. Dëshmia nga Institucioni shëndetësor mbi vdekjen e personit apo aktvendimi i Gjykatës mbi shpalljen e personit të vdekur (origjinali);
2. Letërnjoftimi ose pasaporta e personit të vdekur (fotokopje);
3. Ekstrakti i lindjes për personin e vdekur;
4. Certifikata e kurorës nëse personi ka qenë i kurorëzuar;
5. Ekstrakti i lindjes për informuesin (anëtarin e ngushtë të familjes);
6. Letërnjoftimi i informuesit (anëtarit të ngushtë të familjes) ;
7. Pagesa e taksës 1 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes (pas skadimit të 30 ditëve të vdekjes së qytetarit)?

1. Dëshmia nga Institucioni shëndetësorë mbi vdekjen e personit, apo aktvendimi i Gjykatës mbi shpalljen e personit të vdekur (origjinal);
2. Deklaratat e dy dëshmitarëve, të cilët janë në dijeni të drejtpërdrejtë për vdekjen e personit në fjalë e dhënë pranë noterit;
3. Ekstrakti i lindjes për personin e vdekur;
4. Certifikata e kurorës nëse personi ka qenë i kurorëzuar
5. Ekstrakti i lindjes për informuesin(anëtarin e ngushtë të familjes);
6. Letërnjoftimi i informuesit (anëtarin e ngushtë të familjes);
7. Nxjerrja e aktvendimit mbi regjistrimin e mëvonshëm të vdekjes nga zyrtari kompetent;
8. Letërnjoftimi ose pasaporta e personit të vdekur (fotokopje);
9. Pagesa e taksës 2 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes së ndodhur jashtë Kosovës?

1. Certifikata e vdekjes së personit të vdekur jashtë Kosovës, e përkthyer në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës
2. Ekstrakti i lindjes së personit të vdekur;
3. Certifikata e kurorëzimit (nëse ekziston);
4. Ekstrakti i bashkëshortes/it të personit të vdekur;
5. Ekstrakti i informuesit;
6. Letërnjoftimi i informuesit;
7. Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Kosovës për personin e vdekur jashtë territorit të Republikës së Kosovës;
8. Pagesa e taksës 1 €.

 

A mund të i shkarkoj certifikatat e Gjendjes Civile online?

Po, ju mund të i shkarkoni në platformën eKosova  dokumentet nga Gjendja Civile (certifikata e lindjes, ekstrakti, certifikata e martesës, certifikata e lindjes për anëtar të familjes, certifikata e lindjes për anëtar tjerë të familjes).

Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Service/12

 

Ku mund të pajisem me letërnjoftim dhe pasaportë?

Për t’u pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë duhet të paraqiteni në zyret e Agjencisë së Regjistrit Civil – ARC.

 

Si ta kuptoj se sa kam borxh për shërbimin e mbeturinave për shtëpinë apo banesën time?

Faturat për shërbimin e mbeturinave do të dërgohen tek të gjithë pronarët e shtëpive/banesave, çdo 3 muaj. Këto fatura përmbajnë tarifën e mbeturinave për 3 muaj dhe nëse ky borxh nuk paguhet brenda tremujorit të parë, do të figurojë në faturën e radhës të cilën e pranoni.

 

Si mund ta shkarkoj faturën online për mbeturina dhe të përcjell gjendjen e kartelës financiare?

Për t’u qasur në shërbimin elektronik, qytetarët duhet të klikojnë në vegëzen: Prishtina e pastër

 

Si dhe ku mund ta paguaj borxhin e vjetër të mbeturinave deri të datës 31.12.2017?

Borxhin e vjetër të mbeturinave duhet ta paguani në kompani ose në zyret e pagesave (arkat) e “Pastrimi-t” Sh. A – Prishtinë.

 

Si mund ta shkarkoj faturën online për tatim në pronë?

Për t’u qasur në shërbimin elektronik, qytetarët duhet të klikojnë në vegëzen: https://ekosova.rks-gov.net/Service/7

 

A ka mundësi të realizimit të pagesës online për tatim në pronë?

Po, nëpërmjet platformës eKosova, sipas udhëzimeve në video: https://www.youtube.com/watch?v=64cjqaD8ezc

 

A ka mundësi të realizohet online pagesa për Taksë rrugore?

Po, pagesën për Taksë rrugore mund t’a realizoni nëpërmjet platformës e-Kosova.

Video udhëzues: https://www.youtube.com/watch?v=nxnfJrASm1k

 

A mund të i shkruaj email departamentit të Tatimit në pronë?

Për çdo pyetje mund të shkruani email në ZTP.Prishtina@rks-gov.net

 

A mund të kem qasje në listat e lejeve ndërtimore të lëshuara nga Urbanizmi?

Po, ju mund të keni qasje në të gjitha listat e lejeve ndërtimore prej vitit 2012 -> Lejet ndërtimore

 

A mund të kem qasje në procesin e lëndëve të Drejtorisë së Urbanizmit?

Po, ju mund të keni qasje në procesin e lëndëve të Drejtorisë së Urbanizmit prej vitit 2015 -> Procesi i lëndëve

 

A mund të kem qasje në procesin e lëndëve për Leje mjedisore?

Po, ju mund të keni qasje në procesin e lëndëve për Leje mjedisore -> Leje mjedisore

 

A mund të i shkruaj email Drejtorisë së Urbanizmit?

Për çdo pyetje mund të shkruani email në urbanizmiprishtine@rks-gov.net

 

Ku parashtrohen kërkesat për certifikatë të pronës dhe kopje të planit?

Kërkesat për certifikatë të pronës dhe kopje të planit, parashtrohen pranë ZKK-së, në Komunën e Re, në sportelet 7, 8, 9.

 

Çfarë dokumentacioni duhet përgatitur për certifikatë të pronës dhe kopje të planit?

1. Kopja e letërnjoftimit (personat fizik) apo kopja e çertifikatës së biznesit për personat juridik – biznese,

2. Autorizimi për përfaqësim (dorëzim) të dokumenteve i noterizuar,

3. Vërtetimi i pagimit të tatimit në pronë – nga Drejtoria e Financave,

4. Fletëpagesa me taksë të aplikueshme.

 

Cilat janë organet kompetente për regjistrim të pronës?

Bazuar në ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, organe kompetente për regjistrimin e të drejtave pronësore janë Zyrat Kadastrale Komunale, ndërsa Agjencia Kadastrale e Kosovës është organ i nivelit qendror i shkallës së dytë, në cilësin e organit për ankimim.

 

Ku parashtrohen kërkesat për regjistrimin e të drejtave të pronave të paluajtshme?

Kërkesat për regjistrimin e të drejtave të pronave të paluajtshme parashtrohen me shkrim pranë ZKK-së, në territorin ku ndodhet prona e paluajtshme.

 

Cilat janë procedurat dhe llojet e të drejtave pronësore për regjistrim?

Procedurat për aplikim dhe regjistrim të të drejtave pronësore dallojnë varësisht të drejtës që regjistrohet, e ato janë si vijojnë:

• Regjistrimi i pronësisë me kontratë shitblerjeje,
• Regjistrimi i pronësisë me aktvendim trashëgimie,
• Regjistrimi i pronësisë me kontratë dhurimi,
• Regjistrimi i pronësisë me kontratë këmbimi,
• Regjistrimi i pronësisë me vendim  gjyqësor,
• Regjistrimi i pronësisë me vendim nga organet tjera kompetente,
• Regjistrimi i pronësisë me kreditim apo hipotekë,
• Bartje e pronësisë me kontratë për ndërtim/kompensim,
• Bartje e pronësis në bazë të pranimit,
• Regjistrim i kontratës me mbajtje të përhershme.

 

Cilat janë dokumentet për regjistrimin e pronës së paluajtshme?

Dokumentet mbi bazën e të cilave regjistrohen të drejtat mbi pronën e paluajtshme janë:
1.1. vendimi gjyqësor i formës së prerë;
1.2. vendimi përfundimtar i organit administrativ shtetëror;
1.3. kontrata për fitimin e të drejtës sendore në paluajtshmëri të vërtetuar nga organi kompetentë;
1.4. vendimi apo kontrata për privatizim të lëshuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit;
1.5. vendimi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës;
1.6. vendimi i Komisionit për rindërtimin e kadastrit;
1.7. vendimii nga organi kompetent për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje;
1.8. vendimi i komisionit për rregullimin e tokave;
1.9. urdhri përmbarimor;
1.10 marrëveshja e ndërmjetësimit dhe
1.11. vendimi apo dokumenti tjetër që me ligje të veçanta parashihet regjistrimi i të drejtave pronësore.

 

Cilat janë dokumentacionet e nevojshme për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me kontratë të shitblerjes?

Pas marrjes së kontratës të vërtetuar tek noteri apo gjykata, me qëllim të ekzekutimit të saj në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

• Kërkesa e palës,
• Një kopje e kontratës së shitblerjes e noterizuar,
• Kontrata e shitblerjes duhet të vuloset me vulën e transakcionit nga Drejtoria e Financave,
• Dokument identifikimi të blerësit ose certifikatën e biznesit për persona juridike (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim, pagesa varet nga vlera e pronës,
• Të gjitha kontratat që e kalojnë shumën prej dhjetë mijë euro (10,000.00 €), nëse në ZKK nuk dorëzojnë dëshminë që transaksioni është realizuar nëpërmjet bankës atëherë, kontrata e tillë nuk mund të ekzekutohet në kadastër ngase kjo çështje sanksionohet me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

 

Cilat janë dokumentacionet e nevojshme për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me kontratë të dhurimit?

Pas marrjes së aktvendimit tek noteri apo në gjykatë, me qëllim të ekzekutimit të tij në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

• Kërkesa e palës,
• Një kopje e kontratës së dhurimit e noterizuar,
• Dokument identifikimi të dhuratëdhënësit, dhuratëmarrësit, ose certifikatën e biznesit për persona juridik (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim,

 

Cilat janë dokumentacionet e nevojshme për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me kontratë të këmbimit?

Me qëllim të ekzekutimit të kontratës së këmbimit në Kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

• Kërkesa e palës,
• Një kopje të kontratës së këmbimit të noterizuar,
• Dokumenti i identifikimit për pronarët që këmbejnë pronat ose
• Certifikatën e biznesit (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim

 

Cilat janë dokumentacionet e nevojshme për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me kontratë për ndërtim/ kompensim?

Pas marrjes së kontratës të vërtetuar tek noteri apo gjykata, me qëllim të ekzekutimit të saj në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

• Kërkesa e palës,
• Një kopje të kontratës për ndërtim dhe investim të noterizuar,
• Dokument identifikimi ose certifikatën e biznesit për persona juridik (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim

 

A regjistrohet e drejta e qirasë dhe çfarë dokumentacioni duhet përgatitur për regjistrimin e saj në zyrën Komunale?

Pas marrjes së kontratës së qirasë, të vërtetuar tek noteri apo gjykata, me qëllim të ekzekutimit të saj në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

• Një kopje të kontratës / vendimit për qiranë të noterizuar,
• Dokumentin e identifikimit (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim dhe
• Dokumente tjera shtesë (nëse kërkohen nga ZKK, si p.sh. Tatimi në pronë).

 

Çfarë dokumentacioni është i nevojshëm për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me aktvendim të trashëgimisë?

Pas marrjes së aktvendimit tek noteri apo në gjykatë, me qëllim të ekzekutimit të tij në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

• Kërkesa e palës,
• Një kopje të aktvendimit të trashëgimisë të noterizuar,
• Dokumentet e identifikimit të trashëgimtarëve dhe certifikatën e vdekjes së trashëgimlënësit(kopje),
• Dëshmia e pagesës së tarifës për regjistrim.

 

Çfarë dokumentacioni është i nevojshëm për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me kontratë për ndarje fizike të pronësisë?

Pas marrjes së aktvendimit tek noteri me qëllim të ekzekutimit të tij në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

• Kërkesa e palës,
• Një kopje të kontratës për ndarje fizike të noterizuar,
• Dokumentet e identifikimit të të gjithë pronarëve ose certifikatën e biznesit për persona juridik (kopje),
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim.

 

Çfarë dokumentacioni është i nevojshëm për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për bartjen e pronësisë me kontratë mbi mbajtjen e përjetshme ?

Pas marrjes së kontratës të vërtetuar tek noteri, me qëllim të ekzekutimit të saj në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

• Kërkesa e palës,
• Një kopje të kontratës për bartjen e pronësisë mbi mbajtjen e përjetshme të noterizuar,
• Certifikata e vdekjes së të mbajturit,
• Dokumentin e identifikimit (kopje),
• Kopjen e planit (kopje) dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim.

 

A bëhet regjistrimi i pronësisë me vendime të organeve të tjera kompetente dhe cilat janë ato?

Po, të drejat mbi pronën e paluajtshme regjistrohen në bazë të:

Dokumentet mbi bazën e të cilave regjistrohen të drejtat mbi pronën e paluajtshme janë:
1.1. vendimi gjyqësor i formës së prerë;
1.2. vendimi përfundimtar i organit administrativ shtetëror;
1.3. kontrata për fitimin e të drejtës sendore në paluajtshmëri të vërtetuar nga organi kompetentë;
1.4. vendimi apo kontrata për privatizim të lëshuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit;
1.5. vendimi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës;
1.6. vendimi i Komisionit për rindërtimin e kadastrit;
1.7. vendimii nga organi kompetent për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje;
1.8. vendimi i komisionit për rregullimin e tokave;
1.9. urdhri përmbarimor;
1.10 marrëveshja e ndërmjetësimit dhe
1.11. vendimi apo dokumenti tjetër që me ligje të veçanta parashihet regjistrimi i të drejtave pronësore.

Pas marrjes së vendimit nga komuna apo ndonjë organ tjetër kompetent, me qëllim të ekzekutimit të tij, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

• Kërkesa e palës,
• Një kopje të vendimit të komunës apo ndonjë organi tjetër kompetent,
• Dëshminë e pagesës së tarifës për regjistrim,
• Dokumentin e identifikimit apo certifikatën e biznesit për persona juridik (kopje),
• Certifikatën e pronësisë (kopje),
• Kopjen e planit (kopja) dhe
• Dokumente tjera shtesë (nëse kërkohen nga ZKK, si p.sh. Tatimi në pronë, etj).

 

Ku të drejtohemi për shërbime gjeodezike?

Shërbime gjeodezike si: Ndarje të parcelave, Bashkim të parcelave, Identifikim të parcelave dhe njësive banesore, Ri-rregullim i kufijve të parcelave, Ndërrim kulture, Matje e ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave, Përcaktim i kufijve të parcelave, për persona fizik dhe juridik, aplikohet përmes gjeodetëve apo kompanive të licencuara nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

 

A mund të kontaktoj me zyrtarët e Kadastrit me email ose numër të telefonit?

Po, ju mund të kontaktoni zyrtarët e Drejtorisë se Kadastrit në email dhe në numrat e telefonit si në vijim:

Sektori i Kadastrit:

Ramush Thaqi, Ramush.thaqi@rks-gov.net, 038/200 40 061
Fetije Rizani, Fetije.rizani@rks-gov.net, 038/200 40 061,
Arton Hasani, Arton.hasani@rks-gov.net,
Ylli Berisha , Ylli.berisha @rks-gov.net, 038/200 40 061
Festim Gashi, Festim.gashi@rks-gov.net, 038/200 40 061
Valon Bicaj, Valon,bicaj@rks-gov.net, 038/200 40 061
Merita Preniqi, Merita, preniqii@rks-gov.net, 038/200 40 061
Fatmir Gashi, Fatmir, gashi@rks-gov.net, 038/200 40 061
Kaltrina Kosumi, Kaltrina.kosumi@rks-gov.net, 038/200 40 061
Nexhmi Demolli, nexhmi.demolli@rks-gov.net, 038/200 400 51,
Bekim Gajtani, Bekim.gajtani@rks-gov.net, 038/200 400 54,
Hilmije Xhemajli, Hilmije.xhemajli@rks-gov.net, 038/200 400 54,
Ganije Hasani, Ganije.hasani@rks-gov.net, 038/200 400 54

Sektori i Gjeodezisë :

Albina Blakaj, albina.blakaj@rks-gov.net, 038 200 400,
Ymer Ratkoceri, ymer.ratkoceri@rks-gov.net, 038/200 400 57,
Agim Matarova, agim.matarova@rks-gov.net, 038/200 400 58,
Agron Krasniqi, agron.krasniqi@rks-gov.net, 038/200 400 56,
Dardan Osmanaj, Dardan.osmanaj@rks-gov.net,
Reis Bajrami, reis.bajrami@rks-gov.ne, 038/200 400 55,
Pranvera Hasani, Pranvera.abazi@rks-gov.net, 038 200 400,
Shpresa Haziri Cakaj, Shpresa.haziri@rks-gov.net, 038/200 400 48,
Drenusha Shala, Drenusha.shala@rks-gov.net,
Fatmir Gashi, Fatmir.q.gashi@rks-gov.net,
Milot Rrustemi, milot.rrustemi@rks-gov.net,
Figene Bllacaku, Figene.bllacaku@rks-gov.net, 038/200 400 51.

 

Si dhe ku bëhet regjistrimi dhe ç’regjistrimi i hipotekës?

Regjistrimi dhe çregjistrimi i Hipotekës (sporteli 3)

Kërkesa për regjistrim dhe ç’regjistrim të hipotekës bëhet online nga Bankat dhe Institucionet tjera Financiare të Licencuara në Republikën e Kosovës.

Regjistrimi i Hipotekës:

1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kërkesa për regjistrim të hipotekës
3. Kontrata mbi Hipotekën e noterizuar
4. Kontrata mbi Kredinë
5. Procesverbali i vlerësimit te paluajtshmërisë
6. Kopja e letërnjoftimit për personat fizik, Certifikata e biznesit për personat jurdik
7. Autorizimi i zyrtarit të Bankës ose Institucionit Financiar
8. Kopja e letërnjoftimit të zyrtarit të autorizuar të Bankës ose Institucionit Financiar
9. Certifikata mbi të drejtën e pronës së paluajtshme dhe Kopja e Planit
10. Fletëpagesa e taksës së aplikueshme.

Ç’regjistrimi i Hipotekës:

1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
2. Kërkesa për ç’regjistrim të hipotekës
3. Kopja e letërnjoftimit për personat fizik, Certifikata e biznesit për personat Jurdik
4. Autorizmi i zyrtarit të Bankës ose Institucionit Financiar
5. Kopja e letërnjoftimit të zyrtarit të autorizuar të Bankës ose Institucionit Financiar
6. Aktvendimi i Regjistrimit të Hipotekës
7. Certifikata mbi të drejtën e pronës së paluajtshme dhe Kopja e Planit
8. Fletëpagesa e taksës së aplikueshme.