Për të përfituar ndihmë sociale familja juaj nuk duhet të ketë më shumë se 0.5 ha tokë, nuk duhet të ketë të ardhura dhe duhet të plotësojë kriteret për njërën prej dy kategorive.

 

Në kategorinë e I-rë përfshihen familjet që kanë:

 

  • Personat mbi 18 vjeç me aftësi përherë të kufizuara dhe të paaftë për punëPersonat mbi 65 vjeç
  • Kujdestarët e përhershëm të personave me aftësi të kufizuar dhe mbi 65 vjeç
  • Personat deri në moshën 14 vjeç
  • Personat ndërmjet 15 dhe 18 vjeç që janë në shkollim të rregullt
  • Prindërit vetëushqyes me së paku një(1) fëmijë nën moshën 15 vjeç

 

Në kategorinë e II-të përfshihen:

 

  • Familjet me një anëtarë të aftë për punë dhe
  • Me të paktën një fëmijë nën moshën 5 vjeç
  • Që kanë në përkujdesje të përhershme një jetim nën moshën 15 vjeç.

 

Nëse mendoni se familja juaj i plotëson kriteret e mesiperme, ju mund të paraqitni kërkesë në Qendrën për Punë Sociale  në Komunën në të cilën jetoni.

 

Kërkesës suaj për Ndihmë Sociale duhet t’ia bashkangjitni këto dokumente:

 

  • Letërnjoftimin – për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 16 vjeçare
  • Çertifikatat e lindjes-për të gjithë anëtarët e familjes
  • Çertifikatat e vdekjes- për të dy prindërit e anëtarit jetim të familjes ose partnerit të prindit vetushqyes (nese ata jane te vdekur);
  • Deklaratat e papunësisë-(a) për paraqitësin e kërkesës dhe anëtarët e familjes të moshave prej 18 deri në 65 vjeç të aftë për punë , dhe /ose, (b)për anëtarët e familjes të moshave prej 15 deri në 18 vjeç që nuk vijojnë rregullisht shkollën e mesme;
  • Çertifikata e kurorëzimit
  • Çertifikata e shkurorëzimit- e prindit vetëushqyes në rast të shkëputjes së martesës;
  • Deklarata e bashkësisë familjare;
  • Vendimi gjykatës mbi trashëgiminë;
  • Kontrata mbi shkëputjen e bashkësisë familjare e vërtetuar nga gjykata;
  • Çertifikata e mjekut për aftësinë  e kufizuar- të paraqitësit të kërkesës dhe/ose anëtarëve të familjes- nëse paraqitësi i kërkësës  dhe/ose anëtari i familjes paraqesin kërkesën në baza të aftësisë përherë të kufizuar;
  • Vendimet e pensioneve të personave me aftësi të kufizuar  (PPAK) nga MPMS-ja për anëtarët e familjes duhet të jenë me afat të vlefshëm;
  • Vlerësimi i komisionit mjekësor duhet të ketë afat jo më pak se 1 vit dhe çertifikata të posedojë numër serik;
  • Çertifikata e Kadastrës për tokën- e paraqitësit të kërkesës dhe anëtarëve të familjes që janë 18 vjeç apo më tepër; këtu duhet të përfshihen gjithashtu detajet e prindërve të vdekur dhe/ose kujdestarëve;
  • Çertifikata nga organi përkatës komunal për lartësinë e tatimit mbi pronën- e paraiqtësit të kërkesës dhe anëtarëve të familjes që janë 18 vjeç apo më të vjetër; këtu duhet të përfshihen gjithashtu detajet e prindërve të vdekur dhe/ose kujdestarëve;
  • Vendimet që kanë të bëjnë me raportet familjare nga Shërbimet Sociale, Organeve të Administratës Komunale, organizatave jo qeveritare dhe gjykateve duhet të jenë me afat të vlefshëm
  • Faturën  për harxhimin e rrymës në vendbanimin ku jeton
  • Vërtetim nga Qendra për Punë Sociale e vendbanimit të përhershëm fillestarë- për personat e zhvendosur brenda për brenda në të cilin thuhet se nuk marrin NS në atë komunë prej nga janë zhvendosur;
  • Çertifikata e kurorëzimit – për personat e martuar në familje,posaçërisht për bashkëshortin(bashkëshorten) e paraqitësit të kërkesës , nëse ai person është i përfshirë në kërkesën e paraqitur;
  • Çertifikata e shkollës- për paraqitësin  e kërkesës dhe anëtarët e familjes të moshave prej 15 deri në 18 dhe vijojnë shkollimin e rregullt;
  • Vërtetimet e shkollës për fëmijët prej moshës 6 deri 14 vjeç ( e dëshirueshme)
  • Leja e qarkullimit dhe sigurimit për automjetin motorik- që shfrytëzohet nga familja vetëm për nevoja shtëpiake.

 

Nëse ekziston arsyeja do të kërkohen edhe dokumente të tjera.

 

Mos harroni: Se ju mund të paraqitni kërkesë vetëm nëse të gjithë anëtarët e familjes duhet te jene shtetas te Republikes te Kosoves dhe ti plotesojne kushtet per, kategorizim ne njeren prej prej kategorive te percaktuara me kete Ligj. Perjashtimisht shfrytezues te ndihmes sociale, mund te jene edhe shtetasit e huaj, te cilet kane leje qendrimi ne Kosove, qe jane azilkerkues, refugjate, dhe persona te cilet kane mbrojtje te perkohshme dhe plotesuses.

 

Duhet të keni parasysh: Qendra për Punë Sociale do të bëjë vizitë në shtëpinë TUAJ.

 

Në rast të paraqitjes së të dhënave jo të vërteta JU do të sanksionoheni sipas Ligjit.

 

 Kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim

 

 Kërkesë për ndihmë sociale