- 25 Mar 2019
Kryetari Shpend Ahmeti dhe Ministri Pal Lekaj nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit për financimin e dy projekteve të rëndësishme infrastrukturore për Komunën e Prishtinës.
Me ndërtimin e rrugës A do të bëhet lidhja e lagjes së Spitalit dhe lagjes Kalabria, dhe do të ndikohet në shkarkimin e trafikut në qytet por edhe do të mundësohet vazhdimi i “Rrugës B”.
Në funksion të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në pjesë rurale do të investohet edhe në ndërtimin e rrugës Ramabaja – Hajvali.
Me realizimin e këtyre dy projekteve, përfundohet një pjesë e rëndësishme e infrastrukturës rrugore në Prishtinë.