- 23 Apr 2016
Sektori për Rini i Drejtorisë së Kulturës në kuadër të Komunës së Prishtinës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, në bashkëpunim me bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, organizoi debat me te rinjtë e Komunës së Prishtinës me temën “Libri dhe kultura e leximit”.
Në këtë debat të pranishëm ishin:
- Munish Hyseni- Drejtor i bibliotekës “Hivzi Sylejmani”
- Kismete Hyseni- Poete
- Avdullah Zeneli- Botues
- Xhevat Syla- Shkrimtar
Me këtë rast panelistët mbajtën nga një fjalë hyrëse, mbi atë se cila është rëndësia e librit në shoqëri, sa duhet të lexojnë të rinjtë, çfarë duhet të lexohet dhe si duhet të kultivojmë shprehinë e leximit të librave në botën dixhitale.
Më pas të rinjtë dhe mësimdhënësit e pranishëm shtruan pyetje për panelistët dhe shprehen mendimet e tyre rreth kësaj teme.
Në fund të këtij aktiviteti u ndanë mirënjohje për lexuesit më të mirë si dhe personat kontributdhënës në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”.