- 13 Oct 2016
Dedier Chabert, Ambasadori i i ri i Francës në Kosovë, sot vizitoi Komunën e Prishtinës.
Në një takim kortezie, u bisedua për vazhdim të bashkëpunimit të deritashëm në sfera të ndryshme, si në ekonomi, kulturë, si dhe në atë të edukimit.
Kryetari Shpend Ahmeti e njoftoi Ambasadorin për të arriturat në Komunë, luftën kundër korrupsionit dhe transparencën radikale në qeverisje.