- 15 Sep 2016
Sot në ambientet e ndërtesës së gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Sami Frasheri” u mbajt ceremonia e emërtimit të kësaj shkolle me emrin e personalitetit të madh shqiptar Profesor Ahmet Gashi. Në ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci. Kryetari Ahmeti tha se kjo është më e pakta që Komuna mund të bëjë për kontributin që Profesor Ahmet Gashi ka dhënë në çështjen kombëtare dhe zhvilllimin e arsimit kombëtar, i cili ka qenë edhe vetë drejtor i këtij gjimnazi në vitet e 40-ta.
Në emër të familjes së Ahmet Gashit, Komunën e Prishtinës e falenderoi Baton Gashi, i biri I Profesor Gashit.