- 23 Sep 2016
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës sot ka vizituar shkollën “Model” dhe shkollën “Faik Konica” për të parë fillimin e zbatimit të projektit “Më mëso mua”.
Komuna e Prishtinës dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) kanë nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit që të zbatojnë së bashku projektin “Më mëso mua” gjatë periudhës shtator 2016 – qershor 2018. Ky projekt ka për qëllim aftësimin e mësimdhënësve për të i shfrytëzuar burimet online në procesin mësimor për implementimin e Kurrikulës, si dhe për zhvillimin e kompetencave të nxënësve për shfrytëzimin e këtyre burimeve në procesin e përvetësimit të njohurive dhe zhvillimit të shkathtësive të tyre.