- 10 Oct 2016
Të premten u hap në Prishtinë ekspozita "Hanna, Future Stories from the Past", nga fotografi dokumentar holandez Willem Poelstra. Ekspozita perfshinë material të dokumentuar gjatë pesë vjetëve të pasluftës në Kosovë dhe provon të tregojë efektet afatgjata të luftës.
E vendosur në Sheshin Skenderbeu, kjo ekspozitë përfshinë 64 tabela me rreth 100 imazhe të instaluara në skele.
Në hapjen e saj prezent ishin edhe kryetari i qytetit, Shpend Ahmeti dhe ambasadorja holandeze Geri Willems, të cilët e vlerësuan punen e Poelstra’s.
‘Fotografitë e treguara në këtë eskpozite, janë material më gjithëperfshirës dhe informativ sesa një libër. Jemi të lumtur që ky projekt tregohet në hapirë publike dhe është i hapur për të gjithë.’ – tha Ahmeti në fjalën e tij të hapjes.
Ndërsa Ambasadorja Holandeze u shpreh e kënaqur që ky projekt është bërë i mundun dhe e falënderoi fotografin për punën dhe investimin e tij në bërjen e ekspozitës.
Fotografi Willem Poelstra ndërkaq I falënderoi të gjithë të pranishmit dhe foli me nostalgji për periudhën e kaluar në Kosovë dhe të gjithë njerëzit që I ka takuar dhe që e kane ndihmuar të dokumentojë Kosovën.
Ekspozita është e hapur për të gjithë, për 17 ditë.