- 24 Nov 2014
Me qëllim të zbatimit të ligjit dhe në kuadër të planit operativ të përbashkët midis Ministrisë së Infrastrukturës, Komunës së Prishtinës – Drejtorisë së Inspeksionit dhe Policisë së Kosovës, edhe sot ka vazhduar operacioni për kontrollimin, identifikimin dhe parandalimin e transportuesve illegal ndërurban në linjat e qarkullimit, Mitrovicë – Vushtri – Prishtinë, Besianë – Prishtinë, etj.
Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, qëllimi i këtij aksioni është implementimi i Ligjit për transportin rrugor, respektivisht largimi i kombi-busëve ilegalë nga rrugët magjistrale dhe rajonale.
Gjatë kryerjes së obligimeve të tyre, sot inspektorët e Komunës së Prishtinës janë sulmuar nga persona që janë përpjekur t’i pengojnë në kryerjen e obligimeve të tyre, respektivisht, nga disa vozitës të kombi-busëve illegal.
Me këtë rast, i menjëhershëm ka qenë reagimi njësiteve të Policisë së Kosovës të cilët i kanë arrestuar personat që kanë sulmuar personat zyrtar gjatë kryerjeës së detyrës.
Aktualisht, inspektorët e sulmuar shkaku i lëndimeve fizike i janë nënshtruar ekzaminimit mjekësor për të konstatuar shkallën e dëmtimeve.
Përkundër faktit se Komuna e Prishtinës është plotësisht e vetëdijshme për situatën e rëndë ekonomike në vendin tonë, ne mbesim të përkushtuar në zbatimin e ligjshmërisë, gjithnjë në të mirën e sigurisë së qytetarëve.