- 26 Oct 2016
Gjatë javës në Teatrin Dodona do të realizohen disa aktivitete:
E mërkurë 26.10.2016 Ora 19.00-20:00
Shfaqje Teatrale e Qendrës për Sindromin Down “21 Lule”. Në shfaqje lujnë 2 aktor me sindrom.
E premte 28.10.2016/ 19:00-20:00
OJQ” Artpolis” “HISJA” Forum Teater
Koncepti dhe regjia: Zana Hoxha- Krasniqi
Luajnë: Donikë Ahmeti, Ermal Sadiku dhe Kushtrim Qerimi
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në kuadër të projektit “Prona e paluajtshme dhe barazia gjinore” përkrahur nga PPSE Sëisscontact , dhe në bashkëpunim me Qendrën për Art dhe Komunitet – ARTPOLIS është duke organizuar Prezantimin e Shfaqjes Forum Teatër të përcjellur me diskutim me qëllim të promovimit të regjistrimit të pronës së përbashkët dhe trashëgimisë mbi baza të barabarta gjinore.
E shtunë 29.10.2016 Ora 12:00 dhe 13:00
Shfaqje me kukulla”Tomi E Xheri” ora 12 dhe 13
Autor teksti: Hivzi Krasniqi
Regjia: Faik Gashi
Muzika: Efraim Kastrati
Piktura: Mehmet Behluli
Luajnë: Faik Gashi dhe Valdet Rama
Dy personazhët më të dasdhur për fëmijë kan zbritur në skenën e Teatrit Dodona, dhe vazhdojnë me ndjekjen e tyre të pa fund. Kur Tomi i zënë në rrjet e shef se nuk ka shpëtim, pranon të pajtohet me Xherin dhe të prmton se do të bëhet nxënës i mirë, fëmijë i dëgjueshëmdhe se nuk do të bëjë sherre. Në fund e këndojnë këngën e miqësisë.
E shtunë 29.10.2016 Ora 16:00-17:00
Grupi Artistik “Ardhmeria”- Prishtinë
“Preokupimet”
Autor dhe Regjisor: Refik Gerbeshi
Shfaqja trajton problemin e keqkuptimeve fetare tek të rinjët.