- 27 Oct 2016
Këtë vit Drejtoria e Bujqësisë, ka ndarë shumën prej 150,000 eurove për përkrahjen e fermerëve në lëmin e perimtarisë SERRA me sipërfaqe prej 5 ari. Nga ky projekt kanë përfituar 25 fermerë. Vlera e projektit për ndërtimin e serrës ka qenë 8,000 euro, Komuna ka financuar në vlerë prej 6,000 euro kurse fermeri përfitues me vlerë prej 2,000 euro. Qëllimi i këtij projekti ka qenë rritja e prodhimtarisë vendore si dhe furnizimi i tregut me prodhime të freskëta.