- 01 Nov 2016
Komuna ka siguruar Program të veçantë të banimit për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike, që nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit, duke ndarë banesa me qira joprofitabile për të krijuar kushte të përshtatshme për banim normal.
Komuna si investitor, ka në dispozicion për këtë program të veçantë të banimit objektin banesor të ndërtuar në fshatin Hajvali, me 50 (pesëdhjetë) njësi/banesa, të cilat i jep me qira joprofitabile për kategoritë me gjendje të rëndë sociale ekonomike dhe të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.
Kanë të drejtë të jenë përfitues të këtij programi familjet që:
1. Nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale;
2. Kanë mbetur pa banesë/shtëpi, si rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit në Kosovë;
3. Posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike.
Konkurs për banim të kategorisë sociale 2016
Dokumentet e nevojshme për konkursin për banim të kategorisë sociale 2016