- 01 Nov 2016
Drejtoria e Arsimit ka ndërmarrë të gjitha hapat për hapjen e paraleleve parafillore në të gjitha shkollat, edhe nëpër fshatra, në mënyrë që të plotësohen nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Në kuadër të kësaj, këtë vit janë hapur 3 paralele të reja, si në shkollën “Ganimete Tërbeshi”, në “Shkollën e Gjelbër”, si dhe në shkollën “Nënë Tereza” në Vranidoll, shkollë e cila u vizitua dje nga Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Hapja e kësaj paraleleje në Vranidoll, erdhi si rezultat i kërkesës së banorëve gjatë debatit publik në këtë fshat, si dhe dokumenteve strategjike për përfshirjen e fëmijëve në shkollim dhe edukim të hershëm.
Komuna e Prishtinës është duke punuar në vazhdimësi që brenda një kohe të shkurtër të sigurojë ambient të përshtatshëm për përfshirjen e sa më shumë fëmijëve nëpër paralelet parafillore në të gjitha shkollat e kryeqytetit.