- 02 Nov 2016
Komunën e Prishtinës e vizitoi sot një delegacion nga “Kosova-Friends Austria”, në përbërje të të cilit kishte profesorë, mjekë, deputetë, ish ministra, këshilltarë qeveritar si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme austriake.
Në këtë takim, Kryetari Ahmeti i njoftoi të pranishmit lidhur me projektet që janë realizuar në Komunën e Prishtinës prej se qeverisë Lëvizja VETËVENDOSJE!, me theks të veçantë në ndaljen e kaosit urbanistik dhe ndërtimeve pa leje, në përmirësimin e dukshëm të shërbimeve në mjekësinë primare, procesin e rregullimit të transportit publik, shujtat për fëmijët në shkolla, e të ngjashme.
Të pranishmit patën një varg pyetjesh e sugjerimesh, si dhe përgëzuan ekzekutivin komunal për punën që po bën në zhvillimin e kryeqytetit dhe për ndaljen e korrupsionit në këtë Komunë.