- 21 Nov 2016
Sot, Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me kabinetin e tij morën pjesë në hapjen e Tregut të Fundvitit në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Njësoj sikur vitin e kaluar, edhe sivjet janë lëshuar 20 shtëpiza të Komunës së Prishtinës për shfrytëzim të përkohshëm nga bizneset të cilat kanë aplikuar dhe e kanë fituar konkursin publik.
Komuna e Prishtinës synon që Tregu i Fundvitit të shndërrohet në aktivitet tradicional së bashku me dekorimin e qytetit.