- 25 Nov 2016
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Arbërie Nagavci, të enjten, me datë 24 Nëntor 2016, ka vizituar "Akademinë Evropiane Dimërore për të Rinj 2016”, e cila është duke u realizuar nga 22 -26 Nëntor në Prevallë, Prizren me 26 nxënësit më të dalluar të katër gjimnazeve të Komunës së Prishtinës.
"Akademia Evropiane Dimërore për të Rinj 2016" është program interdisciplinar, i organizuar nga European Centre me përkrahje të Konrad Adenauer Stiftung dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit të Komunës së Prishtinës. Ky program po organizohet për herë të parë dhe iu kushtohet maturantëve më të dalluar të gjimnazeve të Prishtinës.
Programi fokusohet në katër fusha: Historinë e Bashkimit Evropian, Institucionet dhe vendimmarrja në BE, identiteti dhe kultura evropiane dhe raportet e BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, tema këto që ligjërohen nga profesorë universitar dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë. Ky program realizohet në gjuhën angleze.