- 26 Nov 2016
Delegacionet nga Prishtina, Tetova, Presheva dhe Ulqini do të qëndrojne për dy ditë në Tiranë, ku do te diskutohen tema dhe projekte të ndryshme që rrisin bashkëpunimin dhe ndihmojnë zhvillimin e këtyre komunave. Pesë fushat kryesore të diskutimit janë urbanizmi, mjedisi, investimet, transporti publik si dhe inovacionet.
Ne do t'iu mbajmë të informuar gjatë gjithë kohës lidhur me ecurinë e këtyre punimeve.