- 27 Nov 2016
Drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, foli për transportin publik dhe për investimet në Komunën e Prishtinës. Ajo fillimisht foli për gjendjen e rëndë që e kemi gjetur në trafikun urban, e më pas edhe për planet konkrete të komunës në këtë drejtim.
Fillimisht përmes 51 autobusëve të rinj, projektit të parkingjeve dhe ndërmarrjes “Prishtina Parking”, si dhe projektit të Stacionit Qendror, do të rregullohet dukshëm problemi me trafikun në Komunën e Prishtinës. Këta hapa mundësojnë transport publik funksional me flotë modern të autobusëve; shtigje të sigurta për çiklistë; zvogëlim të numrit të veturave në qendër; ndotje më të ulët të mjedisit si dhe më pak zhurmë në qytet.
Sa i përket investimeve me partneritet publiko-privat, ajo prezantoi projektin e pishinës olimpike; parkingun nëntokësor; çarshinë e vjetër; kompleksin banesor dhe afarist; si dhe stacionin qendror.