- 27 Nov 2016
Bashkëpunimi i Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Preshevës dhe Tetovës brenda këtij unioni, do të ndikojë që të kemi shumë më shumë sukses në raport me shërbimet që ua japim qytetarëve tanë. Pra, t’i diskutojmë dhe t’i shkëmbejmë projektet e mira që janë realizuar nëpër komunat tona, ta plotësojmë njëri-tjetrin në vazhdimësi me ide të reja kreative, ashtu që ta përmirësojmë cilësinë e jetesës së qytetarëve në komunat tona. Urojmë që ky union të zgjerohet sa më parë edhe me komuna tjera të hapësirave shqiptare të rajonit, ashtu që të jemi edhe më të fuqishëm në rrugën që kemi përpara.