- 09 Dec 2016
Ministri i Punëve të Brendshme i Mbretërisë Jordaneze SH.T.Z Salameh Hamada, vizitoi sot Komunën e Prishtinës, me ç'rast u prit nga Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
Në takim, Ministri Hamada njoftoi Kryetarin Ahmeti për procesin e reformave në qeverisje, si në nivelin qendror poashtu edhe atë lokal dhe e shprehi interesimin e tij për përvojën e qeverisjes në Prishtinë.
Kryetari Ahmeti nga ana e tij i shpjegoi mysafirit nga Jordania, për qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe arritjet, sidomos në luftimin e korrupsionit, ofrimin e shërbimit sa më të mirë për qytetarin, si dhe shndërrimin e Prishtinës në qytet funksional.