NJOFTIM

- 16 Dec 2016

Data: 16 dhjetor, 2016

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale - Cadastral Map” nuk është duke punuar.

Harta Kadastrale është sistem në të cilin regjistrohet baza e të dhënave grafike për tokat në Kosovë e që menaxhohet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës (AKK).

Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për problemin dhe jemi në pritje të rregullimit të këtij problemi nga ana e Agjencionit Kadastral.

Luten qyetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencionin Kadastral të Kosovës.