- 20 Dec 2016
Sot në Komunën e Prishtinës Komisioni i përzgjedhur, filloi me procedurën e vlerësimit të gjendjes së banimit të familjeve, sipas dokumenteve ekzistuese në lëndët e tyre. Për këtë proces kanë aplikuar 328 familje në nevojë nga të cilat do të zgjidhen 50 familje përfituese me kushtet më të rënda ekonomiko-sociale bazuar në kriteret e paracaktuara në bazë të Ligjit. Pas përfundimit të fazës së parë, Komisioni do të vazhdojë me verifikimin e të dhënave të aplikuesve në terren me qëllim të përcaktimit të gjendjes në mënyrë sa më reale, me qëllim që procesi i vlerësimit të jetë sa më i saktë, i drejtë dhe transparent.
Gjatë gjithë procesit do të vazhdojmë të bëjmë thirrje publike që sa më shumë vëzhgues të jenë prezent, në mënyrë që të sigurohet transparenca e këtij procesi. Vëzhgimi juaj gjatë këtij procesi të vlerësimit është i një rëndësie të veçantë sepse do të na ndihmojë në evitimin e çfarëdo mundësie të ndonjë lëshimi, sado i vogël që të jetë ai.