- 21 Dec 2016
Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, pas skadimit të projektit të Tregut Mobil, projekt ky i financuar nga BE-ja, ka vendosur që këtë projekt ta vazhdojë tash nëpërmjet ndërmarrjes publike komunale "Hortikultura".
Së këndejmi, Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Drejtori, i ndërmarrjes "Hortikultura" nënshkruan kontratën, me të cilën kësaj ndërmarrjeje iu dhanë në përdorim dy kamionë të rinj të tipit IVECO dhe 100 tezga të tregut mobil.