Njoftim për publikimin e listës së familjeve/individëve të cilët kanë aplikuar për përfitues të mundshëm të banimit social

- 22 Dec 2016

Komisioni për vlerësimin dhe verifikimin e familjeve të përzgjedhura për banim social, dedikuar kategorive sociale bën shpalljen publike për të gjithë emrat e aplikuesve të cilët kanë parashtruar kërkesë për të përfituar nga programi i banimit social të 50 njësive banesore në Hajvali.

Prandaj, të gjithë të interesuarit mund të shikojnë listën e plotë të familjeve/individëve që kanë konkurruar në tabelën e shpalljeve në ndërtesën e Komunës së vjetër dhe në objektin e Komunës së re.

Komisioni është duke punuar në vlerësimin e kërkesave të të gjithë aplikuesve. Ky proces është duke u monitoruar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Për të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të informoheni me kohë.

Vërejtje: Në këtë listë nuk janë të përfshirë emrat e aplikuesve përmes postës.

Faleminderit për mirëkuptim!

 

  Lista e aplikuesve