- 13 Jan 2017
Në emër të Shoqatës të Shurdhërve në Prishtinë kemi nderin dhe kënaqësinë që t’ju ftojmë të ndiqni shfaqjen tonë në pantomimë ''ANTONYMOUS'' datë 13.01.2017, ditë e premte nga ora 18.00 në teatrin Dodona, në Prishtinë.
Gjatë kësaj dite Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë ka planifikuar të zhvillojë një shfaqje teatrale në Pantomimë me qëllim informimin e publikut, me synimin e vetëm të edukimit të njerëzve për këtë kategori, përmirësimin e statusit të gjuhës së shenjave, përmirësimin e arsimimit të personave të shurdhër, përmirësimin e qasjes në informacion dhe shërbime.
Në këtë shfaqje do të performojnë 6 persona. Të pranishëm do të ketë edhe përfaqësues të ftuar nga Komuna e Prishtinës.
Ky projekt i realizuar nga Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë është i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës.
Këtë shfaqje e kemi performuar edhe në rrugë, pra në sheshin ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë, si dhe në teatër në qytetin e Pejës. Më poshtë gjeni edhe pamje nga këto ditë kur është performuar shfaqja.